E Shtunë, 31 Tetor 2026

Popova, supergol në fitoren 6-1 të Alemanias

Nga Gjermania, Sami Bacaj
Shqiptari nga Kosova, Faton Popova shënoi golin më të bukur nga gjashtë golat e fitores së Alemania Aahen në testin miqësor kundër formacionit spanjoll të kategorisë së dytë, Kadis, të përfunduar me rezultatin e thellë 6-1 (pjesa e parë 4-0). Takimi u luajt në Chiclana de la Frontera, ku skuadra gjermane po kryen edhe fazën përgatitore. Popova (1.72), i cili më parë ka qenë edhe kapiteni i Alemania Aahen U-23, realizoi golin e pestë (atë 5-0, në minutën e 54-t), që u konsiderua nga mediat gjermane edhe si më i bukuri. Mesfushori realizoi me një goditje të fuqishme me të djathtën duke e kënaqur pa masë trajnerin Jurgen Seerberger. Popova luajti në pjesën e dytë duke zëvendësuar mesfushorin tjëtër Leivakabesy. Faton Popova (23 vjec) ka kontratë deri, më 30 qershor 2009 dhe dallohet për aftësinë e tij për të gjuajtur njëlloj më të dyja këmbët. Gjatë sezonit 2007-2008 ka shënuar dy gola për ekipin e dytë të Alemanias. Vlera e kartonit të tij sipas transfertmarkt.de është 500 mijë euro. Albania Sport

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›