Franko Fratini Klima politike aktuale ne Shqiperi per tu vlersuar

Shqiperia ka nevoje per reforma dhe klima e re mes dy forcave kundershtare mazhorances se kyeministrit Berisha dhe opozites se socialiste te Edi Rames eshte per tu vleresuar. Keshtu shprehet ish shefi i diplomacise italiane Franko Fratini ne nje interviste per nje agjenci italiane ku flet gjeresisht per integrimin e Ballkanit Perendimor.
Fratini thote se vendi yne ka nevoje per reforma te perbashketa duke nisur qe nga mekanizmat e forte te Parlamentit rregullat per te crrenjosur korrupsionin brenda institucioneve publike dhe natyrisht reforma elektorale.
Duke folur per integrimin e Ballkanit Perendimor ish minitri i Jashtem italian shprehet se lodhja e disa vendeve Europiane po krijon shume probleme ne kete drejtim. Duke theksuar se kur kerkohet me shume duhet te jesh i gatshem te ofrosh me shume.
Fratini permend edhe veprimin e lidereve te BE-se per te mos i dhene statusin e vendit kandidat Serbise duke thene se ishin Austria dhe Gjermania ato qe i vendosen vulen ketij vendimi ne te cilin pa dyshim qe ndihmuan ne tensionet e fundit ne veri te Kosves.
Fratini ben thirrje per kujdes ndaj ekstremisteve anti-europiane duke thene se shtyrja e statusit kandidat favorozoi ekstremistet serb qe kundershtojne hyrjen ne BE.
Fratini shprehet i zhgenjyer me vendimin e BE dhe pret qe ne shkurt ministrat e jashtem te japin nje vendim pozitiv ndaj Serbise.