E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, masa për menaxhimin e mbeturinave

Të gjitha njësitë e qeverisjes vendore në Qarkun e Fierit brenda 3 muajsh duhet të krijojnë dhe të menaxhojnë drejt në territorin e tyre mbetjet urbane.

Agjencia e Mjedisit në Fier për këtë qëllim ka nisur në çdo njësi evidentimin e situatës, duke lënë edhe detyra për marrjen e masave për sigurimin e vendgrumbullimit të mbetjeve urbane si dhe ndaljen e ndotjes së mjedisit.

Në shumë njësi të qeverisjes vendore të Qarkut Fier mungon vendgrumbullimi i mbetjeve urbane. Ato shpesh hidhen në lumenj apo përrenj  nga vetë banorë të fshatrave.

Pas përcaktimit të këtij urdhri nga Ministria e Mjedisit do të ketë edhe sanksione për drejtuesit vendorë që nuk do ta zbatojnë atë. / K. Thana

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›