Gafa e aktorit Sheen, numri i tij postuar në Twitter
Ja që dhe aktorët bëjnë gafa trashanike, kjo duke iu referuar si jetës artistike por dhe asaj personale. Aktori komik Charlie Sheen, i cili është komentuar kohët e fundit për bëmat e tij dhe bashkëjetesës me dy femra, ka përhapur numrin e tij në Twitter, duke e parë plot 5.5 milion ndjekës.
Por ajo se çfarë ka çuditur këdo, ka të bëjë me faktin se si është e mundur që numri i tij personal, aksidentalisht të postohet në Twitter.
Sipas mediave amerikane, qëllimi i vetëm i aktorit ka qënë për të krijuar një komunikim konfidencial me idhullin e adoleshentëve Justin Bieber, konkretisht një mesazh privat.
Mesa duket një gabim i momentit i ka kushtuar shumë Sheen, pasi gabimisht mund të ketë shtypur një buton nga smartphone i tij.