Belgjikë, rritet bilanci, 4 të vdekur, 64 të plagosur

Pamje nga vendngjarja
LIEZH- Një person jo i panjohur për policinë belge ka shpërthyer katër granada rreth orës 12:30 të ditës së sotme në vendin e quajtur sheshi Saint Lambert në qendër të krahinës së Liezhit.
Nga shpërthimet mbetën të vrarë katër persona, mes tyre edhe autori i atentatit, ndërsa 64 persona janë raportuar të plagosur deri në këto momente. Autori është identifikuar si, Nordine Amrani, i cili menjëherë pas sulmit ka kryer vetëvrasje.
Sipas mediave vendase, situata tashmë është nën kontroll. Si masë e parë parandaluese për shpërthime të tjera autoritet kanë njoftuar njësitet anti-minë për të kontrolluar makinën e autorit të shpërthimeve.
Mësohet se autoritet më të larta belge do të vizitojnë krahinën e Liezhit në orët në vazhdim.
Autori nuk është i panjohur për drejtësinë belge, pasi Nordine Amrani është ndjekur penalisht për armëmbajtje dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Ai është dënuar në shtator të vitit 2008 me 58 muaj burg për posedim të armëve dhe bimëve narkotike.
Fillimisht u raportua per 12 te plagosur, me pas disa media te huaja dolen me shifren 25.
Sipas deshmitareve ne vendin e ngjarjes, nje person, i dyshuari si atentator eshte pare te hedhe nje granate dore, prane stacionit ne sheshin qendror të qytetit rreth mesditës.
Ne vend ka gjurme te kasaphanes, gjak i perhapur neper kalldrem dhe njerez qe ulerijne te perfshire nga paniku.