E Diel, 1 Nëntor 2026

Franko Fratini: Shqipëria ka nevojë për reforma

TIRANË- “Shqipëria ka nevojë për reforma dhe klima e re mes dy forcave kundërshtare, mazhorancës së kyeministrit Berisha dhe opozitës së socialiste të Edi Ramës është për tu vlerësuar”. Kështu shprehet ish shefi i diplomacisë italiane Franko Fratini në një intervistë për një agjenci italiane ku flet gjerësisht për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Fratini thotë se vendi ynë ka nevojë për reforma të përbashkëta, duke nisur që nga mekanizmat e fortë të Parlamentit, rregullat për të crrenjosur korrupsionin brenda institucioneve publike dhe natyrisht reforma elektorale.

Duke folur për integrimin e Ballkanit Perëndimor ish minitri i Jashtëm italian shprehet se lodhja e disa vendeve Europiane po krijon shumë probleme në këtë drejtim. Duke theksuar se kur kërkohet më shumë duhet të jesh i gatshëm të ofrosh më shumë.

Fratini përmend edhe veprimin e liderëve të BE-së, për të mos i dhënë statusin e vendit kandidat Serbisë, duke thënë se “ishin Austria dhe Gjermania ato që i vendosën vulën këtij vendimi, në të cilin pa dyshim që ndihmuan në tensionet e fundit në veri të Kosvës.

Fratini bën thirrje për kujdes ndaj ekstremistëve anti-europianë, duke thënë se “shtyrja e statusit kandidat favorozoi ekstremistët serb që kundërshtojnë hyrjen në BE”.

Fratini shprehet i zhgënjyer me vendimin e BE dhe pret që në shkurt, ministrat e jashtëm të japin një vendim pozitiv ndaj Serbisë.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›