Lëvizja e lirë- Në mungesë të saj, shtetasit kosovarë kërkojnë nënshtetësinë shqiptare
Durrës- Shtetasit kosovar në pamundësi për të lëvizur lirisht në zonën shengen, po kërkojnë shtetësinë shqiptare. Duke paguar edhe shuma që variojnë nga 3-5 mijë euro për tu pajisur me pasaporta biometrike. Me anë të së cilave mund të kalojnë lirisht kufirin drejt vendeve të zonës shengen.
Ky fenomen ka vënë sot në pranga 3 shtetas, dhe për dy 19-vjeçarë ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.
Policia ka arrestuar 3 shtetasit në kryeqytet në kushtet e flagrancës, dhe tashmë mbi ta rendon akuza e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike për pajisjen me pasaporta biometrike të disa shtetasve kosovarë.
Policia bën me dije se të arrestuarve u është sekuestruar një sasi parash, një automjet dhe disa aparate celulari. Ndërsa bëhet me dije se për dy 19 vjeçarët që do të hetohen në gjendje të lire, ekziston edhe një tjetër hetim paralel për falsifikim katmonedhash, që ka nisur që në muajin mars të këtij viti.
Shkrime të tjera me interes: