E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Rompuy: Uninamiteti në samitin e BE, i pamundur

BRUKSEL- “Ishte mëse e qartë se unanimiteti ishte i pamundur”- kështu ka deklaruar presidenti i BE-së, Herman Van Rompuy gjatë një debati në Parlamentin Europian mbi konkluzionet e samitit te liderëve të unionit të 8-9 dhjetorit, ku 26 nga 27 vendet anëtare të unionit pranuan propozimin franko gjerman, ndërsa Britania e Madhe vuri veton.

Van Rompuy deklaroi se rruga për rivendosjen e besimit të tregjeve do të jetë e gjatë, dhe se marreveshjet mes qeverive të atyre vendeve që do të nënshkruajne rregullat e reja fiskale nuk do të jetë e lehtë nga ana ligjore. Pas tij foli edhe presidenti i Komisionit Europian Hoze Manuel Barroso, i cili u shpreh se qëndrimi i Britanisë paraqet një rrezik për integritetin e një tregu të vetëm. Ai tha se KE do të monitorojë angazhimin e shteteve anëtare ndaj rregullave të reja fiskale, ndërsa Gjykata Europiane e Drejtësisë, do të jetë arbitër i këtyre rregullave.

Gjatë debatit ne PE, foli edhe eurodeputeti francez Joseph Daul, i cili akuzoi qeverinë britanike se e konsideron BE, asgjë më shumë se një zonë të tregtisë së lirë. “Është koha ti kujtojmë koalicionit që drejton zoti Kameron për obligimet e tij, vecanërisht sa i përket rregullave financiare”, - tha Daul.

Nga ana tjetër edhe eurodeputeti gjerman Martin Schulz fajësoi spekullatorët në Londër për krizën financiare.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›