E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadic emëron në krye të ushtrisë, gjeneralin që luftoi në Kosovë

BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, ka emëruar shef të ushtrisë së Serbisë gjeneralin Lubisha Dikoviq, i cili ka udhëqur ushtrinë serbe gjatë kohës së luftës në Drenicë, ku u kryen krime të tmerrshme, raporton Koha Ditore.

Gjeneralnënkoloneli Lubisha Dikoviq, ish-komandant i Brigadës 37 të motorizuar të Ushtrisë jugosllave, e cila gjatë vitit 1999 kishte vepruar në Drenicë, është emëruar të hënën shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë serbe.

Mediat kosovare bëjnë me dije se Dikoviq për luftën e zhvilluar në Kosovë, ku u vranë mbi 10 mijë shqiptarë dhe u zhdukën shumë të tjerë, ishte shpërblyer edhe nga ish-presidenti Slobodan Milosheviq.

Emërimi i tij në këtë post, sipas autoriteteve kosovare e është një dëshmi se shteti serb vazhdon “t'i shpërblejë kriminelët, të cilët vranë e masakruan në Kosovë”.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›