E Shtunë, 31 Tetor 2026

Frankofonia në Prishtinë

Festa e Frankofonisë festohet gati në gjithë boten. Diku qëllim kryesor i festës është mësimi i gjuhës dhe kulturës frënge, e diku aktivitetet e caktuara, të cilat organizohen në kuadër të “Frankofonisë”.

Me rastin e hapjes së “Festës Ndërkombëtare të Frankofonisë”u mbajt konferencë për shtyp. Të pranishëm ishin ambasadori i Francës, Jean Francaois Fitou, ai i Zvicrës Lucas Berlinger, si dhe përfaqësuesi diplomatik i Belgjikës Alain Van Gucht.

Kjo festë cilësohet si një festë e cila promovon kulturën, diversitetin kulturor dhe atë gjuhësor.

“Për neve frëngjishtfolësve është një kënaqësi dhe një nder, është një rast të festohet një gjuhë dhe një kulturë. Por sigurisht javën e Frankofonisë do ta festojmë me ju kosovarët”, tha ambasadori i Francës Jean Francaois Fitou.

Sipas ambasadorit Fitou frankofonia është një festë që i bashkon shumë njerëz të cilët marrin pjesë ne këto festime.

“Ndërsa këtu në Kosovë është takim i rëndësohem, takim që u dhurohet kosovarëve, të cilët dëshirojnë ti bashkohen të gjithë frankofonëve”, shprehet Fitou.

Se edhe Zvicra nuk lëshon festën e Frankofonisë dhe është anëtare aktive, nuk la pa e thënë ambasadori i Zvicrës. Sipas tij, këto vlera që janë thelbësore për Zvicër po ashtu janë të rëndësishme për Kosovën, pasi që kultura është shtyllë kryesore e çdo shoqërie.
“Festa e Frankofonisë si qëllim ka kujtimin e vlerave si dhe promovimin e gjuhës frënge, por gjithashtu të demokracisë dhe të drejtave të njeriut dhe të diversitetit kulturor dhe gjuhësor”, shprehet ambasadori i Zvicrës Berlinger.

“Tashmë i jemi afruar 40 vjetorit të kësaj feste dhe kjo bën që java e Frankofonisë të jetë në qendër të vëmendjes. Gjatë këtyre 3 javëve sa do të zgjasë kjo festë, do ta njihni dhe ta doni me shume frëngjishten”, është shprehur përfaqësuesi diplomatik i Belgjikës Alain Van Gucht.

Festa ndërkombëtare e Frankofonisë do të zgjasë 3 javë është e ndarë 4 sektorë, si ajo e muzikës, literaturës, teatrit dhe debatit, kinemasë dhe gjuhës frënge.

Dita e parë e festës filloi dje (e hënë) me muzikë jaz në teatrin “Oda, ku përformuan një grup nga Zvicra. Në ditët në vijim do të shfaqen edhe filma, do të ketë debate etj. Të gjitha aktivitetet që do t zhvillohen për 3 javë do të mbahen në lokale dhe ambiente të ndryshme si në Sallën e Kuqe, në Bibliotekën Kombëtare, teatri “Oda”, e edhe nëpër kafiteri të ndryshme.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›