E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmete të reja në Kil dhe Itali

Kili është lëkundur sërish nga një tërmet me fuqi prej 6,7 shkallë të Rihterit, i cili ra në afërsi të brigjeve kilianë.

Instituti gjeofizik amerikan bën të ditur se epiqendra e tërmetit ishte 72 kilometra nga qyteti Koncepsion, një nga më të prekurit që goditi Kilin më 27 shkurt.

Sipas këtij instituti, tërmeti ra në orën 02:21 GMT në një thellësi 35 kilometra, por nuk u dha asnjë alarm për cunami.

Edhe banorët e qytetit italian, Akuila, janë zgjuar sot në mëngjes të alarmuar nga gjumi, pas një tërmeti që goditi këtë rajon.

Mediet në Itali njoftuan se tërmeti kishte një fuqi prej 2.7 shkallë të Rihterit dhe se lëkundjet janë ndier edhe në qytezat e Lukolit, San Panfilos dhe Tornimpasrtes.

Rajoni i Abruzzos, në të cilin gjendet qyteti i Akuilas, u godit vitin e kaluar nga një tërmet i fuqishëm, si pasojë e të cilit humbën jetën me qindra persona dhe u shkaktuan dëme të mëdha materiale në qytetin e Akuilas.

Tërmetet më të reja, të regjistruara në Kil dhe Itali, janë të fundit në vargun e tërmeteve, të cilat kanë goditur së fundi shtetet e ndryshme në botë, së fundi Indonezinë dhe Japoninë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›