Fransua Holland për vizitë në Afganistan

Fransua Holland / Foto arkiv
Presidenti i ri francez, Fransua Holland, ka arritur sot në Kabul të Afganistan për në një vizitë që nuk ishte paparalajmëruar.
Holland në këtë vizitë shoqërohet nga ministri i Mbrojtjes, Drian Jean-Yves Le, ministri i Jashtëm, Laurent Fabius, dhe shefi i ushtrisë, Guillard Eduoard.
Hollande pritet të takohet me ushtarët francezë.
Ndihmësit e Holland thanë se presidenti francez në Afganistan do të qëndrojë disa orë dhe do tju shpjegojë ushtarëve francezë vendimin për tërheqjen e parakohshme të trupave nga ky vend.
Aktualisht në Afganistan janë mbi 3 mijë ushtarë francezë. / REL