PD nis sot negociatat për presidentin, takimi i parë me Ilir Metën

Kryeministri Sali Berisha
Partia Demokratike nis sot negociatat me krerët e partive parlamentare per zgjedhjen e presidentit të ri.
Në krye të ekipit negociues do të jetë vetë kryetari Berisha, i cili ndiqet nga nënkryetari Patozi dhe Edmond Spaho.
Negociatat nisn me kreun e LSI-së, Ilir Meta, me të cilin kryeministri pritet të takohet sot.
Në mbledhjen e mbrëmjes së djeshme, kryesia e Partisë Demokratike mandaton kryeministrin Berisha dhe dy personalitete të tjera për fillimin e negociatave me partitë e tjera për presidentin.
Berisha ka theksuar se do të ketë negociata, në të cilat do të përfshihet edhe opozita. Nisur nga marrëveshjet e së kaluarës me liderit e së majtës, kryeministri i cilësoi si të suksesshme ato me Nanon, ndërsa tërësisht të dështuara ato me Ramën, si rrjedhojë ai i qëndron tezës së negociatave.
Do bëhen negociata të ndershme duke e përfshirë edhe opozitën. Këto negociata, dëshmi dhe detyrim politik për qytetarët. Kjo maxhorancë i ka të gjitha mundësitë të bëjë këtë vend me President. Zgjedhja e Presidentit, proces i negociueshëm me të gjitha palët politike. Me drejtuesit kryesorë të PS kam dy praktika. Me Nanon kam bërë disa marrëveshje direkte të firmosura dhe të mbajtura. Me Ramën kam patur bashkëpunim para 2009, jo në tryezë si më pare, por përmes ekipeve. Tentativa me Ramën ishte dështim, i qëndroj tezës për negociata. Negociatat duhet të fillojnë në selinë e Parlamentit. Të caktojmë kryetarin dhe 2 personalitete te kryesisë për negociatat. Kushtetuta është e qartë për zgjedhjen e Presidentittha ai.
Ndërkaq nga Konferenca e kryetarëve ka vendosur sot të mërkurën e 30 majit, si raundin e parë të votimit për Presidentin.
Në bazë të kushtetutës, kreu i ri i shtetit do të zgjidhet në njërin nga pesë raundet që do të përcaktohen. Në tre raundet e para Kushtetuta kërkon që Presidenti të zgjidhet me 84 vota, pra me një shumicë të cilësuar votash e cila nuk mund të arrihet vetëm nga mazhoranca dhe opozita.
Por në rast se këto tre raunde të para dështojnë, atëherë Kushtetuta parashikon dy raunde të tjera në të cilat kreu i ri i shtetit do të zgjidhet me 71 vota. /E.L/