Kuvend, maxhoranca miraton pr/ligji Për Akcizat
TIRANE- Maxhoranca ka miratuar sot ne Kuvend ndryshimet ne projektligjin Për akcizat. Miratimi u be me 68 vota, pas shume debatesh e pa votat e opozites, e cila qe ne fillim deklaoi se eshte kunder projektligjit.
Ligji “Për akcizat” parashikon që duke nisur nga data 1 tetor, taksa e akcizës të administrohet vetëm nga dogana. Ndryshimet ligjore synojnë të përafrojë standardet e kërkuara nga BE dhe unifikojnë procedurat dhe standardet dhe u hartuan me ndihmën e BE-së, në kuadër të programit IPA 2007.
P/ligji garanton akcizën, e bën më fleksibël për bizneset e rregullt në treg, zgjeron gamën e garancive, ul koston e biznesit, jep më siguri, unifikon procedurat sipas rregullave të BE-së, përmirëson kohën e pagesës, parashikon firot ligjore për herë të parë, përcakton nomenklaturën e mallrave, lëvizjen e mallrave, rrit nivelin e akcizës për pijet alkoolike me përqindje të lartë alkooli.
Sipas p/ligjit, operatorët në treg të pajisur me magazina fiskale do të kenë një modul elektronik, ku do të pasqyrojnë gjithë lëvizjet për mallrat e akcizës, e mbi këtë bazë, do të llogariten detyrimet dhe pasqyrohet vjelja e detyrimeve.