E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jemen, vriten 35 anëtarë të Al Kaedës

Luftetare te Al Kaedes ne Jemen / Foto arkiv

Ministria e Mbrojtjes në Jemen tha se forcat e saj, kanë sulmuar një vendstrehim të Al-Kaedës në pjesën jugore të vendit, duke vrarë 35 militantë.

Ministria bëri të ditur se ushtria ka marrë kontrollin në vendin e quajtur Banaa arabe, në afërsi të qytetit Jaar, vend i njohur si bastion i Al-Kaedës.

Sulmi erdhi pas bombardimit vetëvrasës nga ana e organizatës terroriste të hënën gjatë një provë-parade të ushtrisë jemenase, ku u vranë 96 ushtarë.

Forcat jemenase janë sulmuar nga Al-Kaeda, duke u përpjekur për të shpërngulur militantët nga zonat që ata kanë marrë pas trazirave politike të vitit të kaluar. / REL

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›