Fransua Hollande serish nen sulmin e kritikave

Për francezët kritikat mbi stilin e veshjes së presidentit të tyre mund të vijnë si një ndëshkim pas në shekullin më të fundit vendi ka eksportuar firmat dhe sttilistët më të njohur për sa i përket elegancës dhe modës së lartë. Por gjithësesi ata nuk mund të mësohen me pamjen e jashtme të presidentit Hollond, i cili prej kohësh është kthyer në një objekt kritikash pikërisht për veshjen e tij. Nuk ka mjaftuar artikulli i një jave në parë tek Lë Puant, ku Hollond kritikohej për kilet e tepërta dhe për xhaketat e ngushta që venë dhe më shumë në pah peshën e tij. Kohët e fundit nëj student francez, që vazhdon të jetë anonim, ka hapur një faqe të re interneti të titulluar “Fransua kravata jote”. Në këtë faqe interneti vihet në pah se si politikani socialist në shumicën e rasteve e ka kravatën shtrembër. Sipas këtij studenti, në 223 shfaqje publike, Hollond ka vendosur kravatën shtrembër plot 132 herë. Fotot e publikuara dhe statistikat e vërtetojnë se presidenti francez nuk është një i apasionuar i kravatave. Në 50 për qind të rasteve e ka vendosur shtrembër, lexohet më tej në këtë faqe, në 19 për qind të rasteve nuk kuptohet nëse e ka rregulluar mirë, ndërsa vetëm në 30 për qind të rasteve Hollond e ka vendosur saktë. Muajt e kalauara presidenti francez kishte marrë masat duke përdorur një kapëse për kravatat, por këshilltarët e tij i thanë se ishte një aksesor i dalë nga moda.