Afganistan: 25 të vrarë
Të paktën 25 talibanë dhe pesë policë janë vrarë gjatë një beteje të armatosur në provincën Faryab të Afganistanit.
Zyrtarët lokalë thanë se një grup i madh i talibanëve kanë marrë përkohësisht kontrollin e një pjese të qytetit, çfarë ka bërë që forcat e sigurisë të hapin zjarr ndaj tyre.
Në betejën që pasoi ka humbur jetën edhe komandanti i lartë i talibanëve, Yaar Muhammad.