E Diel, 1 Nëntor 2026

Fratini “Bosnja dhe Shqipëria, në vjeshtë pa viza”

Autori i Lajmit: Redaksia

Prishtinë- Bosnja dhe Shqipëria, së shpejti do të jenë pa viza me Bashkimin Evropian, duke mundësuar që qytetarët e tyre të lëvizin lirshëm në territorin e tij. Një fakt të tillë e ka bërë me dije ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini, gjatë një fjalimi në Kuvendin e Kosovës, ku është duke zhvilluar një vizitë zyrtare, duke shtuar se “është në interesin e të gjithëve, që vendet e Ballkanit të integrohen në Bashkimin Evropian”. Ai ka pohuar madje se edhe Turqia, përveç Ballkanit, është e mirëpritur në BE. Por ka theksuar se “Bashkimi Evropian duhet të jetë më konkret në kontributin për stabilitetin në këtë rajon”, duke nënkuptuar se tashmë BE-së i ka ardhur radha të vendosë për integrimin e vendeve të Ballkanit, ku mes tyre përfshihet edhe Shqipëria.

Ky lajm është publikuar: 29/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›