Qeveria u jep shtëpi artistëve dhe sportistëve
Autori i Lajmit: Lili Saraci
Qeveria miratoi dje listën e personave që do të përfitojnë strehim nga shteti. Në këtë vendim të marrë nga qeveria personat që përfitojnë janë personalitete të shquara të vendit të fushave të ndryshme. Lista e personave që përfitojnë strehim, këtë vit ka shkuar në 200 përfitues. Këshilli i Ministrave ka miratuar kategoritë e reja që do ti bashkohen listës së personave që përfitojnë strehim. Qeveria me vendimin e djeshëm ka bërë kështu zgjerimin e kategorive të personave përfitues të së drejtës për strehim, duke përfshirë edhe akademikët, personalitete të shquara në fushën e shkencës, artit, kulturës, të sportit dhe fushave të tjera. Vendimi “Për trajtimin me strehim të nëpunësve civilë të administratës së lartë shtetërore dhe të funksionarëve politikë” përcakton se shqyrtimi dhe verifikimi i plotësimit të kritereve për përfituesit do të bëhet nga sekretarët e përgjithshëm të institucioneve dhe në rast se institucioni nuk e ka në organikë funksionin e sekretarit të përgjithshëm, nga titullari i institucionit. Vendimi përcakton që numri limit i përfituesve që deri më tani ka qenë 100, të jetë nga 150 deri në 200 subjekte përfituese. Pak kohë më parë qeveria miratoi vendimin për të përballuar interesat e kredive për 6 mijë apartamente. Sipas aktit të kaluar dje në Këshillin e Ministrave, tre mijë apartamente do të jenë për banorët që kanë zënë shtëpitë e ish-pronarëve dhe tre mijë të tjerë për të pastrehët. Duke folur për marrjen përsipër të interesave të kredisë nga qeveria për 3 mijë familje të pastreha, kryeministri Berisha zbardhi disa prej kushteve për kategoritë që do të përfitojnë. Kështu, parësore për tu strehuar do të konsiderohen familjet në nevojë, familjet me një prind, familjet me shumë fëmijë, si dhe familjet e personaliteteve të artit, kulturës, shkencës. “Qeveria vendos të përballojë interesat e kredive për 6 mijë apartamente, prej të cilave, 3 mijë do të jenë për familjet që banojnë në shtëpi të pronarëve. Sipas regjistrave, ky përbën dhe kontingjentin më të gjerë të të pastrehëve në vend. Duke krijuar mundësinë e sistemimit të tyre në shtëpi, nëpërmjet kredisë pa interes, qeveria zgjidh së pari një problem madhor strehimi në vend dhe krijon të gjitha kushtet ligjore për zbatimin e ligjit dhe rikthimin e banesave tek të zotët e tyre”,- ka theksuar Kryeministri. Sipas tij, “ky është një stimul i fuqishëm në tregun e banesave dhe një fuqizim i madh i kolateralit në tërësi në vend. Ndërsa 3 mijë apartamente të tjera do të shkojnë në përputhje me një premtim solemn timin dhe të qeverisë, për ndërtimin e 4 mijë apartamenteve për të pastrehët gjatë këtij mandati.
Qeveria miratoi listën për pronat e paluajtshme në Kukës, Durrës, Vlorë
Qeveria ka miratuar ditën e djeshme edhe listën e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në disa komuna të qyteteve si Kukës dhe Durrësi. Kështu në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave ka vendosur miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin territorial dhe administrativ të komunës Llugaj, të qarkut të Kukësit, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune. Lista me 45 (dyzet e pesë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 281 (dyqind e tetëdhjetë e një). Ndryshimet që i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave. Po ditën e djeshme, qeveria ka miratuar edhe listën e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore të komunës Bubq, të qarkut të Durrësit. Kështu, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3 të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendos miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme, shtetërore, që janë në juridiksionin territorial dhe administrativ të komunës Bubq, të qarkut të Durrësit, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune. Lista me 42 (dyzet e dy) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 289 (dyqind e tetëdhjetë e nëntë). Ndryshimet që i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave. Gjithashtu, miratoi listën paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të bashkisë Sukth, të qarkut të Durrësit, sipas lidhjes 1, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi. Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj bashkie, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit territorial dhe administrativ të Bashkisë Sukth, të qarkut të Durrësit, miratuar me vendimin nr.413, datë 9.6.2005, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në Bashkinë Sukth, të qarkut të Durrësit”. Ndër të tjera u miratua edhe lista paraprake e pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të Bashkisë Selenicë, të qarkut të Vlorës, sipas lidhjes nr.1, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky lajm është publikuar: 29/04/2010