Iniciativa e Chountis PE, rezolutë e re për Shqipërinë
Autori i Lajmit: Redaksia
Parlamenti Evropian përsërit apelin për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri. Deputetet e Parlamentit Evropian kanë hartuar një rezolute të prezantuar nga reporteri për Shqipërinë Nikolaos Chountis, ku nënvizohen arritjet dhe sfidat e Tiranes zyrtare për integrimin në Bashkimin Evropian. Në këtë dokument, i kërkohet Shqipërisë që të zgjidhë krizën politike, si dhe të rishikojë problemet e vërejtura në zgjedhjet e qershorit të bëra publike këto edhe në raportin e OSBE/ODIHR. Duke u nisur nga kriza politike që vijoi menjëherë pas zgjedhjeve të përgjithshme në qershor të vitit 2009, është e themelore që të rinise dialogu politik parlamentar për funksionimin e demokracisë dhe institucioneve të vendit dhe të arrihet progresi përmes reformave themelore. Duke iu referuar raportit të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare, sipas të cilit pati progres në krahasim me zgjedhjet e shkuara, por nuk u përmbushën tërësisht standardet, rezoluta evidenton që të behet përparim në: transparencën zgjedhore, presionin ndaj votuesve, regjistrimit të votuesve dhe monitorimin e procesit të numërimit të votave. Këta sektorë problematike duhet të riparohen sa më shpejt kur dihet se përpara janë zgjedhjet lokale të 2011-ës. Por rezoluta e Parlamentit Evropian ka evidentuar se lufta kundër korrupsionit, forcimi i shtetit ligjor dhe pavarësia e medias mbesin sfida për të ardhmen e vendit. Konsiderohet se reforma në sistemin gjyqësor është një nder kriteret baze në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, nënvizohet rëndësia e një gjyqësori të pavarur, eficent dhe transparent. Nevojiten reforma të tjera dhe strategji afatgjata në mënyrë që masat e marra të gjejnë terren edhe për zbatim në praktike. Mirëpritet fakti se implementimi i ligjit të Lustracionit u pezullua nga Gjykata Kushtetuese dhe se ligji po rishikohet. Në këtë pikë kërkohet konsultimi dhe konsensusi sidomos me komisionin e Venecias.
Ky lajm është publikuar: 29/04/2010