E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Heqja e vizave nuk do të rrisë emigracionin

Autori i Lajmit: Redaksia

Vendi ynë është i pari vend jo-anëtar i BE që nënshkroi marrëveshjet e ripranimit dhe zbaton me përpikmëri, protokollet me çdo vend anëtar. Nuk ka rrezik që të rritet emigracioni shqiptar,-deklaroi dje Mnistri i Brendshëm, Basha.
“Shqipëria është angazhuar në një fushatë intensive për të informuar qytetarët e saj se procesi i shumëdëshiruar i liberalizimit të vizave, do të thotë lehtësim i lëvizjes së lirë të tyre dhe jo i qëndrimit dhe punësimit, duke shpresuar se liberalizimi i vizave nuk do të rrisë migracionin. Edhe nga vlerësimi i partnerëve, nga qëllimi dhe përmbajtja, Shqipëria sot ka përafruar tërësisht politikat migratore me standartet e BE, ndërsa jemi të ndërgjegjshëm se kemi të gjithë përvojën për të vazhduar në këtë fushë, ku politika migratore padyshim do të përbëjë një dimension të rëndësishëm të procesit të integrimit në BE, që padyshim do të mbetet edhe në fokusin e punës së strukturave të Ministrisë së Brendshme. “-tha Basha.
Minsitri Basha deklaroi se sot Shqipëria nuk konsiderohet më një rrugë tranziti për trafikun e qënieve njerëzore. Sipas tij, "ashtu sikurse është theksuar edhe nga partnerët, prej më se gjashtë vjetësh numri i personave të trafikuar përmes Adriatikut ka arritur në zero, një sukses i patjetërsueshëm për një vend që dikur shënonte vetëm në humbje jete për shkak të trafikut të paligjshëm qindra të tillë çdo vit, për një numër të madh vitesh."
Prej disa ditësh Ministria e Brendshme po bën një fushatë intensive informuese se çfarë do të përfitojnë shqiptarët nga lëvizja pa viza në hapësiren e zones Shengen, me qëllim që, heqja e vizave të mos sjellë emigrim të shqiptarëve drejt vendeve të BE.

Ky lajm është publikuar: 29/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›