Fratini: 1,000 të vrarë në një javë

Ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini, tha se bazuar në informacionet e ambasadës së Italisë në Tripoli, lideri libian, Muamer Gadafi, ka humbur kontrollin ndaj provincës lindore Sirenaika.
Fratini beson se shifrat për 1,000 të vrarë nga shtypja e protestuesve janë reale.
Diplomati italian shprehu shqetësimin se afro 300 mijë emigrantë nga Libia mund të arrijnë në Itali, për shkak të trazirave.
"Ne po përballemi me një situatë të rëndë që është bërë edhe më serioze nga fjalimi i mbrëmshëm i Muamer Gadafit”, tha Fratini.