E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ankohet Dell: U zhgënjeva nga mediat

Ambasadori i SHBA-ve, Cristopher Dell, përmes një letre të hapur dërguar Komisionit të Pavarur të mediave, paraqitjen e SMS-ve nga seanca e Kuvendit në mediat e shkruara dhe ato elektronike e ka quajtur veprimtari joprofesionale, jo etike dhe potencialisht të paligjshme.

“Po ju shkruaj anëtarëve të KPM-së lidhur me këtë veprimtari joprofesionale, jo etike dhe potencialisht të paligjshme. Unë nuk jam i trazuar nga përmbajtja e këtyre komunikimeve, të cilat nuk pasqyrojnë asgjë më shumë se sa përpjekje të zakonshme për të mbledhur informata në një ambient të hutuar dhe komentet domethënëse të shprehura nga palët e treta, përfshirë edhe një pohim plotësisht të respektuar se udhëheqësit politikë të vendit duhej të merrnin vetë disa vendime për vetvete, por më shumë nga veprimi i qartë i paligjshëm i medieve”, thuhet në letër.

Ambasadori Dell konsideron se Kosova tre vjet pas pavarësisë do të duhej të mbështetej në media të përgjegjshme, etike dhe profesionale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›