Gjermania arreston dy të dyshuar për terrorizëm
Autoritetet gjermane kanë kapur dy persona të dyshuar për përfshirje në Lëvizjen Islamike të Uzbekistanit, një grup terrorist i lidhur me Al Kaidën.
Prokuroria e Shtetit tha se 24 vjeçari Omer C dhe 28-vjeçari Turgej C janë arrestuar në 22 shkurt.
Policia po heton edhe për katër të dyshuar të tjerë.