E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fratini-Meta, qendrim per kufirin me Greqine

Ministri i Jashtem italian, Fratini, tha se ceshtjet qe kane te bejne me kufijte detare, duhet te trajtohen nga vendet e interesuara. "Kete qendrim kam mbajtur me force kur behej fjale per kufirin detar mes Kroacise dhe Sllovenise. Aq me shume e theksoj kete qendrim ne ceshtjen me Greqine", theksoi shkurt Fratini. Nga ana e tij, ministri i Jashtem, Ilir Meta, tha dje nga Italia gjate takimit me homologun e tij Franko Fratini, se marreveshja mes Shqiperise dhe Greqise per kufirin detar, i respekton dhe mbeshtetet ne zbatimin e Konventes nderkombetare per Detin. "Ajo i respekton edhe interesat italiane. Per sa i perket nje pike tjeter, ku takohen tre kufijte, pra dhe ai italian, ajo do te negociohet mes tre paleve", sqaroi Meta.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›