E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fratini: Shqiperia, pergjigje pozitive per statusin ne BE

Brenda Presidences se Suedise, Shqiperia duket se do te marre pergjigje ne lidhje me kerkesen per statusin e vendit kandidat per ne BE. Deklaratat inkurajuese dhe shpresedhenese erdhen dje, si nga kryeministri i Suedise, vend i cili ka Presidencen e radhes se BE, ashtu edhe nga ministri i Jashtem italian, Franko Fratini. Kryeministri suedez Frederik Rainfeld ka pranuar se brenda familjes evropiane, ka diskutime lidhur me zgjerimin. Rainfeld eshte optimist se gjate ketij viti do t'i jepet pergjigje kerkeses se Shqiperise dhe do te hapen negociatat per anetaresimin e Kroacise. "Ne besojme se do te jemi ne gjendje t'i pergjigjemi kerkeses se Shqiperise, gjate Presidences por nuk mund te them ende daten se kur. Ka shume diskutime per ceshtjet e zgjerimit, brenda Bashkimit Evropian",-tha kryetari i qeverise suedeze, vend i cili mban edhe Presidencen e radhes se BE-se, Rainfeld. Por sipas tij, pavaresisht diskutimeve nuk ka pengesa per t'i dhene Shqiperise statusin e kerkuar qe ne muajin prill. Fillimisht per Presidencen suedeze prioritet ka ndryshimi i traktateve per vete vendet anetare te Bashkimit, ceshtjet e zgjerimit jane pjese kryesore e anxhendes. "Ne jemi ne nje proces, ku shpresojme te ndryshojme traktatet dhe shume vende anetare, po e lidhin kete me ceshtjet e zgjerimit. Por ne po bejme c'eshte e mundur per t'u pergatitur si per vendet qe kane aplikuar, edhe per ato qe jane brenda procesit te negociatave", deklaroi kryeministri suedez. Ministri i Jashtem, Franko Fratini deklaroi se te gjithe faktoret aktuale jane optimiste, per sa i perket shanseve te Shqiperise per te marre statusin e vendit kandidat. "Situata tani eshte e pjekur, per vleresimin e aplikimit te Shqiperise per anetaresimin. Italia ju mbeshtet, Presidenca aktuale, Presidenca suedeze gjithashtu ju mbeshtet", deklaroi Fratini. Ai theksoi se dhe gjate bisedes qe ai kishte zhvilluar me homologun e tij, suedez, Karl Bild, shqyrtimi i kerkeses se Shqiperise, ishte nje nga ceshtjet kryesore te axhendes suedeze. "Kjo ceshtje do te varet nga vleresimet teknike te Komisionit Evropian, politikisht mendoj se Evropa eshte gati t'i hape Shqiperise driten jeshile. Politikisht vendet anetare te BE kane dhene miratimin e tyre edhe per liberalizimin e vizave", tha Fratini. Sipas tij, "Per liberalizimin e vizave po behen disa pergatitje teknike. Une kam qene ai qe e lancoi kete proces ne Tirane nje vit e gjysme me pare, prandaj tani eshte koha per ta perkthyer ne rezultate konkrete sa me shpejt te jete e mundur, shpresoj perpara fundit te ketij viti". Fratini ka qene nje mbeshtetes i forte i ketij procesi per Shqiperine.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›