E Shtunë, 31 Tetor 2026

Llalla: Fshehja e pasurise, prokuroria pengon hetimet

Ligji per Deklarimin e Pasurise duhet ndryshuar, pasi teknikat e zyrtareve per "fshehjen e pasurise", sa vijne e po nderlikohen. Keshtu shprehet per gazeten "Koha Jone", kryetari i Inspektoratit te Larte te Kontrollit dhe Deklarimit te Pasurive, Adriatik Llalla, teksa kerkon me shume kompetenca per nisjen e veprimeve ligjore. Njeheresh ai eshte ankuar edhe per organin e akuzes, qe drejtohet nga Ina Rama se jo pak here, pushon ceshtjet qe duhen hetuar. Kryeinspektori, rrefen skemen e zbardhjes se pasurive te zyrtareve si dhe problemet me Prokurorine e Pergjithshme, qe merret me hetimet e metejshme te tyre. Sipas Llalles, ne disa rast, kur nga Inspektorati jane bere kallezime penale te zyrtareve te larte, qe nuk kane mundur te justifikojne me burime te ligjshme pasuri qe arrijne ne qindra-mijera euro, nuk jane derguar per gjykim nga organi i prokurorise, duke krijuar nje situate te pazakonte mes dy institucioneve, te cilet nder prioritetet e tyre kane luften kunder korrupsionit. Llalla u ankua se prokuroria se fundmi ka pushuar rastin e nje tjeter zyrtari te larte, i dyshuar nga Inspektorati i Larte per mos justifikim me burime te ligjshme te pasurise, ne shumen disa qindra-mijera euro.

Z. Llalla, kryeministri Sali Berisha permend ne programin e qeverise, ndryshime ne ligjin per ILDKP-ne. Cfare do te thote per aktivitetin tuaj institucional ky angazhim?

Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive (ILDKP) funksionon ne baze te ligjit "Per deklarimin e pasurive..." dhe "Per parandalimin e konfliktit te interesave...", dy ligje shume te rendesishem ne luften kunder korrupsionit. Tashme eshte e njohur qe, subjektet qe deklarojne periodikisht interesat private ne ILDKP, jane te gjithe zyrtaret e zgjedhur dhe disa nepunes publike, kategori ne te cilen perfshihen pozicione nga Presidenti i Republikes, deputete, ministra, gjyqtare, prokurore, e deri tek drejtuesit e pushtetit lokal dhe te administrates tatimore e doganore. Ne kohe te ndryshme, ne dy ligjet baze te institucionet tone, jane kryer disa amendime, te cilat kane rezultuar efikase per problemet e paraqitura deri ne ate kohe. Megjithate, sot kur teknikat e fshehjes se pasurive me prejardhje korrupsioni po behen gjithnje e me te nderlikuara, lind domosdoshmeri e modifikimeve te tjera ne ligj, ne menyre te tille qe te jene frytdhenese per parandalimin dhe zbulimin e elementit korruptiv ne administraten publike. Inspektorati i Larte, si nje institucion i krijuar me ligj te posacem, kryen funksionet e tij ne menyre te pavarur. Por natyrisht, suksesi arrihet ne saje te bashkepunimit me te gjithe faktoret politike e sociale te vendit. Ne kete prizem, ne e vleresojme pozitivisht faktin qe permiresimet e ligjeve mbi te cilat ushtrojme detyren institucionale, jane pjese e axhendes se Keshillit te Ministrave. Inspektorati i Larte eshte i gatshem qe te bashkepunoje me te gjithe faktoret politike, ne Kuvendin e Shqiperise, per permiresimin e legjislacionit. Lufta kunder korrupsionit eshte nje sfide e perbashket e te gjithe spektrit politik shqiptar dhe ne pergjithesi, e shoqerise shqiptare. ILDKP, brenda kuadrit ligjor do te vazhdoje te kontribuoje me ide e sugjerime, sa here qe dicka e tille te kerkohet nga partneret tane, brenda e jashte vendit.

Ju personalisht, cfare do te propozonit per ashpersimin e masave apo kontrollit ndaj pasurise se zyrtareve?

Praktika e perditshme e ka perballur Inspektoratin e Larte me disa ceshtje, te cilat kerkojne rregullim ligjor, per te siguruar rezultatin e pritshem, ne luften per parandalimin e konfliktit te interesave dhe ne zbulimin e pasurive te fshehura nga zyrtaret publike, te krijuara me burime te paligjshme. Modifikimet e mundshme jane te natyres teknike e ligjore. Pa u perfshire ne elemente te detajuar, mund te themi se duhen permiresuar, sidomos disa dispozita te vecanta. Ne mendimin tone, efikasiteti ne evidentimin dhe parandalimin e rasteve korruptive, do te jete me efikas me forcimin e sanksioneve per kundervajtjet administrative, masat disiplinore dhe veprat penale per rastet e refuzimit per deklarim te pasurive dhe konfliktit te interesave, per fshehjen dhe deklarimin e rreme, per moszgjidhjen ne kohe dhe ne menyren e duhur ligjore te rasteve te konfliktit te interesave, nga zyrtaret qe ushtrojne funksione publike. Gjithashtu, duhet te saktesohet pozita procedurale e ILDKP. Ligji nuk i ka dhene institucionit te drejten e nisjes se veprimeve ligjore, per t'iu drejtuar gjykates ne rastet e konstatimit te konfliktit te interesave, si rrjedhoje e nje procesi verifikues te ndermarre nga ky institucion, me cilesine e Autoritetit Qendror Pergjegjes per zbatimin e ligjit, ne rastet kur kjo nuk behet nga vete institucioni pergjegjes, ose institucioni epror. Amendimet e dy ligjeve te ILDKP, duhet te shoqerohen edhe me ndryshimet konkrete ne Kodin Penal. Konstatohet ne praktike se ka shume raste qe, ne deklarimet periodike, subjektet pasqyrojne te ardhura ne rruge joformale nepermjet personave te lidhur si; huamarrje ne rruge informale apo dhurata ne vlera te konsiderueshme, etj. Nje problem ne praktike eshte edhe mungesa e hapesires ligjore per veprimin e Inspektoratit te Larte, ne rastet kur nje person i lidhur me zyrtarin nuk pranon te deklaroje apo t'u pergjigjet kerkesave te ndryshme te institucionit. Mos shoqerimi me nje mase shtrenguese dhe nje sanksioni, ne rast mosplotesimi te detyrimit per deklarim nga ana e personave te lidhur ne Kodin Penal, u krijon mundesine subjekteve per t'i perdorur ata si burim, ndersa ketyre te fundit mundesine per mosplotesim te detyrimit ligjor per deklarim. Per te garantuar nje hetim te plote administrativ dhe per te rritur efektivitetin e Inspektoratit te Larte, ne kuader te luftes kunder korrupsionit, del si domosdoshmeri amendimi i nenit 257/a te Kodit Penal, duke shtuar si subjekte te vepres penale te "Refuzimit per deklarim, mosdeklarimi.." edhe personat e lidhur me zyrtarin deklarues. Nje tjeter modifikim i rendesishem ligjor do te ishte edhe forcimi i rolit te Autoriteteve Pergjegjese, ne mbledhjen e informacionit dhe kryerjen e verifikimeve te nevojshme per rastet e konfliktit te interesave. Autoriteti pergjegjes te kete detyra te percaktuara qarte dhe te mbaje pergjegjesi konkrete per punen e kryer.

Ku keni hasur pengesa, ne hetimin e pasurive te zyrtareve te larte te shtetit?

Ne fakt, nuk mund te shprehem per pengesa te mirefillta por problemet jane evidente. Keshtu, problemi me i madh me te cilin haset Inspektorati i Larte gjate hetimit administrativ, eshte informaliteti ne regjistrimin e pasurive. Asete te ndryshme, ne pergjithesi prona te patundshme, nuk jane te regjistruara ose jane te regjistruara ne emra te personave te trete, te cilet kane lidhje te terthorte me zyrtaret. Per te minimizuar efektet negative te ketyre dy elementeve, ne modifikuam formularin e deklarimit te pasurise ne fillim te vitit 2009, ku shtuam si detyrim ligjor vendosjen e gjeneraliteteve te personave te lidhur me zyrtarin (prinderit e zyrtarit dhe bashkeshortit/es), si edhe deklarimin e pasurise se femijeve madhore te subjekteve, pavaresisht nese jane ose jo ne te njejten perberje familjare. Keto masa u ndermoren per te rritur efikasitetin ne parandalimin dhe evidentimin e rasteve te konfliktit te interesave. Duke pasur ne dispozicion me shume te dhena, Inspektorati eshte ne gjendje te krijoje nje ide me te qarte, per situaten financiare te zyrtareve dhe te personave te lidhur me ta, sipas kuptimit te ligjit. Mund t'ju them se ky modifikim ka nisur te jape rezultatet e para pozitive. Shume shpejt pritet qe ILDKP te konkludoje per disa raste, per te cilat ekzistojne dyshime te medha per konflikti interesi.

Sa raste jane konstatuar per kete vit me shkelje dhe cfare masash jane marre?

Gjate vitit 2009, Inspektorati i Larte ka derguar ne organin e prokurorise 12 kallezime penale, gjashte prej te cileve per "fshehje, mosdeklarim apo deklarim te rreme te pasurise" dhe gjashte te tjere per "refuzim per deklarim" te interesave private. Po ashtu, gjate ketij viti, ILDKP ka vendosur masen administrative "gjobe" per 27 zyrtare, per "mosdeklarim ne afat pa shkaqe te arsyeshme ligjore". Vlen te permendet fakti se zyrtaret e gjobitur dhe ata te kallezuar penalisht per "refuzim per deklarim", kryesisht funksionare lokale, jane rreth 50 per qind me pak se nje vit me pare. Kjo deshmon angazhimin e madh te Inspektoratit te Larte, per ndergjegjesimin e zyrtareve ne respektimin e afateve ligjore. Ne Inspektoratin e Larte eshte krijuar nje strukture e posacme qe sherben per asistence teknike e ligjore per te gjithe zyrtaret. Gjate periudhes shkurt-mars 2009, kohe qe perkonte edhe me afatin e deklarimit periodik/vjetor te zyrtareve, ILDKP u impenjua ne te gjithe qarqet e vendit per ndergjegjesimin e zyrtareve, ne permbushjen ne afat te detyrimit ligjor, si edhe per menyren e sakte te plotesimit te dokumentit zyrtar.

Disa zyrtare jane kallezuar penalisht per fshehje te pasurise, por ka ndodhur qe nuk jane penalizuar apo rikthyer ne detyre, pavaresisht padise suaj. Si e shpjegoni?

Per cdo rast te dyshuar per fshehje te pasurise, deklarim te rreme apo mos justifikim te pasurise me burime te ligjshme, Inspektorati i Larte, nis proceduren e kontrollit te plote, e cila perben edhe fazen me te rendesishme te hetimit administrativ qe kryen institucioni. Gjate ketij kontrolli, kerkohen te dhena ne te gjithe institucionet qe mbajne regjistra publike; ne zyrat e regjistrimit te pasurive te paluajtshme e te luajtshme, ne bankat e nivelit te dyte qe operojne ne vendin tone, ne institucionet financiare private dhe kudo ku mund te regjistrohen interesa private te zyrtareve. Te dhenat e mberritura nga keto institucione, krahasohen me vetedeklarimin e zyrtarit. Kur vihen re mosperputhje, Inspektorati kerkon prej zyrtarit te justifikoje pasurine e krijuar apo burimin e krijimit te saj. Ne rast se serish krijohen dyshime, atehere Inspektorati i drejtohet organit te akuzes, me kerkese per nisjen e procedimit penal.

E shpjegova te gjithe procesin, per te krijuar tek publiku idene me te qarte mbi menyren se si zhvillohet hetimi administrativ nga ILDKP dhe se si arrihet deri tek kallezimi penal, pasi jane administruar te gjitha provat shkresore, per nje nisme te tille. Bazuar ne legjislacionin perkates, eshte organi i prokurorise ai qe duhet te zhvilloje hetime te metejshme dhe te paraqese ceshtjen ne gjykate. Por, duhet ta pranojme, se disa raste te dyshuara te fshehjes se pasurise, te konsideruara flagrante nga ana e Inspektoratit te Larte, jane pushuar me justifikime aspak te pranueshme. Inspektorati i Larte ka derguar kallezim penal per disa zyrtare te niveleve drejtuese, te cilet nuk kane mundur te justifikojne me burime te ligjshme pasuri qe arrijne ne qindra mijera euro. Por keto raste, nuk jane derguar per gjykim nga organi i prokurorise, duke krijuar nje situate te pazakonte mes dy institucioneve, te cilet nder prioritetet e tyre kane luften kunder korrupsionit. Per ta konkretizuar me nje rast tipik, mund t'ju sjellim shembullin e nje zyrtari te larte, me funksion prokuror rrethi, i dyshuar per mos justifikimin e burimit te nje shume prej 700 mije eurosh. Paralelisht me kallezimin penal ne prokurori, Inspektorati i Larte njoftoi edhe Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve, pasi u krijuan dyshime te forta qe ky zyrtar u ishte shmangur detyrimeve fiskale gjate periudhes qe kishte ushtruar profesionin e lire te avokatise. Pas njoftimit nga ana e ILDKP, dy institucionet reaguan, por ne menyra teresisht te kunderta. Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve, pas hetimit te saj administrativ, vendosi te penalizoje kete zyrtar me gjobe mbi 19 milione leke te reja, pasi u vertetuan dyshimet e Inspektoratit te Larte. Ndersa organi i akuzes, e pushoi procedimin penal bazuar ne nenin 328/1 germa "b" te K. Pr. Penale "fakti nuk parashikohet nga ligji si veper penale". Ne kohen qe ILDKP e ankimoi kete ceshtje ne gjykate, Prokuroria e Pergjithshme e riktheu ne detyren e meparshme zyrtarin, duke mos marre parasysh faktin qe gjykimi ende nuk ka perfunduar dhe per me teper, ndaj tij eshte vendosur nje gjobe shume e larte, per shkelje te ligjit "Per Tatimet".

Po ashtu, organi i prokurorise sapo ka pushuar nje tjeter rast, nje tjeter zyrtar i larte, i dyshuar nga Inspektorati i Larte per mosjustifikim me burime te ligjshme te pasurise ne shumen disa qindra mijera euro. Edhe per kete rast, kemi paraqitur ankimimin ne Prokurorine e Pergjithshme dhe ne gjykate dhe shume shpejt do ta bejme te ditur edhe per publikun. Nga ana tjeter, eshte vene re se, organi i akuzes ndjek me seriozitetin e duhur rastet e kallezimeve te kryera nga ILDKP, per zyrtare lokale apo te funksioneve te mesme. Ky standard i ndryshem krijon probleme, pasi ndikon ne dobesimin e efikasitetit te luftes kunder korrupsionit.

Si po shkon bashkepunimi me bankat ne shtetet e tjera, per kontrollin nese zyrtaret shqiptare tentojne te "fshehin" shuma te konsiderueshme parash?

Duhet te jemi te gjithe te qarte qe hetimi administrativ per pasurite e zyrtareve jashte territorit te Republikes se Shqiperise eshte nje sfide shume e veshtire, megjithate jo e pamundur. Inspektorati i Larte nga ana e tij, ka bere dhe vazhdon te beje perpjekjet e tij maksimale per te arritur verifikimin dhe hetimin e pasurive te dyshimta te zyrtareve shqiptare ne vende te ndryshme. Ne bashkepunim me Drejtorine e Pastrimit te Parave, ILDKP ka nisur disa procedura verifikimi ne disa vende te rajonit, por edhe me gjere. Po ashtu, ne baze te nje Memorandumi me Ministrine e Jashte, ILDKP ka shfrytezuar ne raste te ndryshme rruget diplomatike per te marre te dhena ne institucione te ndryshme te huaja. Nga ana tjeter inspektorati i Larte ka zgjeruar hapesiren e investigimit jashte Shqiperise edhe nepermjet Marreveshjeve te Bashkepunimit, te nenshkruara me disa zyra homologe, me te cilat realizohet shkembim i here pas hershem informacioni. Deri me tani ende nuk kemi nje rast konkret te venies para pergjegjesise penale te ndonje zyrtari me pasuri te fshehur apo te padeklaruar, qe rezulton e regjistruar jashte vendit tone. Ne opinionin publik eshte krijuar ideja se funksionare te ndryshem fshehin asete ne banka te huaja apo ne regjistra publike pertej kufijve te Shqiperise, duke shfrytezuar hapesiren e kufizuar, te institucioneve shqiptare, per te hetuar jashte. Ne mungese te provave shkresore, aktualisht nuk mund te konfirmojme apo te mohojme keto dyshime. Por, ne po vazhdojme procesin e nisur te hetimit per disa raste te dyshuara dhe do te nisim hetimin administrativ, per cdo informacion qe do te na vihet ne dispozicion, ne format e ndryshme te komunikimit, me poste te thjeshte, poste elektronike, telefon, faks apo edhe ne numrin tone pa pagese 0800-9999.

Keni pasur ndonje presion ne punen tuaj per hetimin e pasurive te zyrtareve?

E them me bindje te plote qe aktiviteti i punes sone kryhet pa asnje lloj presioni nga zyrtaret, forcat politike apo grupe te tjera interesi. Madje, sic e permenda edhe me lart, vihet re nje ndergjegjesim gjithnje ne rritje te subjekteve per respektimin e kerkesave ligjore. Natyrisht, kjo fryme pozitive eshte fryt edhe i punes se Inspektoratit te Larte. Tashme cdo zyrtar e ka te qarte, qe hetimi administrativ ne ILDKP kryhet ne menyre te njejte per te gjithe, pavaresisht pozicionit apo formacionit politik qe perfaqeson. Ndarja sipas bindjeve politike nuk ekziston ne aktivitetin tone te perditshem dhe te gjithe subjektet jane njelloj te barabarte perballe ligjit. Pikerisht, kjo praktike e konsoliduar tashme eshte perkrahur nga faktori politik e social ne vendin tone. Per ta konkretizuar, mjafton te sjellim shembullin e vleresimit pozitiv me shumice te madhe votash qe ka marre institucioni gjate te gjithe raporteve vjetore, te paraqitura ne Kuvendin e Shqiperise. Kjo eshte deshmi se, klasa politike shqiptare, institucionet vendimmarrese, jane te bindur per rolin dhe rendesine e madhe, qe kane institucione te tilla investiguese, me kontribut ne luften kunder korrupsionit dhe per forcimin e shtetit ligjor.

Ne tregun publik po diskutohet gjithnje e me shume per domosdoshmerine e hetimit te financave te partive, sidomos gjate fushatave elektorale. Ende nuk eshte percaktuar se cili institucion mund te kryeje kete lloj hetimi specifik. A mendoni se Inspektorati i Larte, mund te jete agjencia e duhur per te kryer kontrollin e financave te partive?

Ne kontakte mediatike te koheve te fundit, jemi perballur me nje pyetje te tille dhe mund t'ju them se, kjo eshte nje ceshtje qe i takon autoritetit ligjvenes. Pra, eshte Kuvendi i Shqiperise ai qe nxjerr ligjin perkates dhe percakton institucionin, qe duhet te pergjigjet per zbatimin e tij. Gjithsesi, shpreh bindjen se Inspektorati i Larte eshte ne gjendje te marre persiper nje pergjegjesi te tille. Tashme institucioni yne ka krijuar nje fizionomi solide, ne hetimin administrativ te interesave private, kemi permiresuar dhe forcuar teknikat e investigimit te burimit te pasurive, jemi te pajisur me bazen e duhur metodologjike. Pra, mendoj se ne jemi te gatshem qe, pas hartimit dhe miratimit te ligjit perkates, te ofrojme praktiken tone, ne sherbim te ketij hetimi administrativ qe sic e cilesuat edhe ju, eshte specifik per realitetin shqiptar.

Cilat jane per ju, objektivat per vitin 2010 ne kete institucion. Cfare do te ndryshonit dhe permiresonit?

Ne fillim te vitit 2009, Inspektorati i Larte prezantoi strategjine e tij per parandalimin e konfliktit te interesave dhe zbulimin e rasteve te fshehjes se pasurise. Eshte nje plan i gjere masash, i cili pervec angazhimit maksimal te ILDKP, kerkon edhe bashkepunimin e te gjithe hallkave te qeverisjes qendrore e vendore. Lufta kunder korrupsionit nuk eshte prerogative e nje institucioni te vetem dhe per kete arsye, Inspektorati i Larte ka ofruar te gjithe ndihmesen e nevojshme dhe ka kerkuar te njejtin impenjim, nga institucionet e tjera. Realisht, eshte vene re nje interesim gjithnje e ne rritje dhe nje shkembim me i madh informacioni, mes Inspektoratit dhe njesive te tjera te pushtetit qendror e lokal. Megjithate, ne jemi te prirur te besojme se fryt i bashkepunimit nderinstitucional, jane rastet konkrete te venies para pergjegjesise administrative apo penale te zyrtareve. Keto raste, pra informacionet e mberritura nga institucionet e tjera me konkluzion zbulimin e elementit korruptiv, nuk jane ende ne nivelin e pritshmerise se ILDKP-se. Kjo situate e nxit Inspektoratin e Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive, qe te shtoje me shume kerkesen e llogarise ndaj institucioneve, gjithnje ne frymen e ligjvenesit, duke shpresuar ne rritjen e prurjeve cilesore dhe ne evidentimin e parandalimin e me shume rasteve te konfliktit te interesave dhe te elementeve korruptive, ne administraten publike. Nga ana teknike, do te synojme qe, deklarimi periodik i interesave nga zyrtaret te realizohet ne menyre elektronike. Nje nisme e tille synon permiresimin e procesit te hetimit administrativ, si edhe do te jape nje ngritje cilesore te shkembimit te informacionit mes institucioneve. Pjese e strategjise sone per periudhen ne vijim eshte edhe krijimi i hapesirave sa me te gjera per komunikimin me median, shoqerine civile e opinionin publik ne pergjithesi. Me mbeshtetjen e USAID-it, ILDKP, nisi nje seri takimesh ne qarqe te ndryshme te vendit, per sensibilizimin e faktorit shoqeror, ne forcimin e bashkepunimit me institucionin tone. Keto takime, te cilat do te vijojne edhe ne te ardhmen, mendojme se do te jene rezultative. E mbeshtesim bindjen tone, pasi po veme re gjithnje e me shume rritjen e informacioneve te dyshuara, per konflikt interesi apo fshehje te pasurise, qe mberrijne nga shoqeria civile dhe individe te ndryshem. Pak kohe me pare u publikua evidentimi i dy situatave ne konflikt interesi, burim informacioni i te cilave ishte nje organizem joqeveritar. Po ashtu, Inspektorati eshte ne shqyrtim te disa informacioneve te mberritura nga dy organizma te tjera te shoqerise civile, per disa raste te dyshuara per fshehje te pasurise nga zyrtare me funksion gjyqtar apo prokuror. Pra, tashme edhe shoqeria civile ka marre pergjegjesite e veta ne luften kunder korrupsionit dhe ne bashkepunimin me institucionet e specializuara.

Zyrtaret per te cilet eshte kerkuar ndjekje penale nga ILDKP per vitin 2009

Florian Nova Ambasador ne Hungari

Ismet Peca Pergjegjes Sektori, D. P. Tatime, Kukes

Hilmi Rama Pergjegjes Zyre, D. P. Tatime, Shkoder

Gezim Ukperaj Specialist, D. P. Tatime, Kukes

Shpetim Guxholli Drejtor Drejtorie, D. P. Tatime, Korce

Rrok Rroku Kryetar Komune, Dajc, Lezhe

Agim Harrizi Ish-Shef Komisariati, Kucove

Qazim Tepshi Ambasador ne Ceki

Merita Aleksi Inspektorja e Tatimeve


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›