Fratini: Shqipëria të vijojë rrugën e reformave
Ministri i Jashtëm i Italisë, Franko Fratini ka shprehur vlerësimet e qeverisë italiane lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve të 28 Qershorit. Fratini tha se procesi ka ecur i qetë dhe paqësor, duke shënuar kështu, një arritje krahasuar me zgjedhjet e mëparshme. Edhe pse janë shënuar disa parregullsi-tha shefi i diplomacisë italiane, në këto zgjedhje është shënuar një progres i dukshëm. Fratini tha se me shumë rëndësi do të jetë përdundimi në mënyrë paqësore i gjithë këtij procesi. Ministri i Jashtëm Italian tha se me formimin e qeverisë së re, Shqipëria do të vazhdojë rrugën e saj të reformave për përafrimin me Bashkimin Europian, një faktor ky, i rëndësishëm për stabilitetin dhe progresin e vendit e të gjithë rajonit.