E Diel, 1 Nëntor 2026

KZAZ 20, ndërhyjnë ndërkombëtarët. Kutitë e votimit nisen drejt KQZ

Pas ndërhyrjes së ndërkombëtarëve situata në KZAZ 20 në Fier është qetësuar plotësisht ndërsa kutitë problematike, janë nisur drejt KQZ. Berisha dhe Rama akuzojnë njëri-tjetrin për incidentin e krijuar mbrëmë vonë në këtë zonë.
Tre kutitë e votimit të zonës zgjedhore 20 në Fier, për të cilat komisionerët e Partisë Demokratike dhe ata të Partisë Socialiste nuk ranë dakord për numërimin, u nisën mesditën e sotme drejt Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Të shoqëruara nga forcat e policisë si dhe kryetari, nënkryetari dhe sekratari i kësaj KZAZ-je ato do t’i nënshtrohet rishqyrtimit në këtë komision.
Pas tensionimit të situatës mbrëmjen e djeshme, paraditen e sotme gjithçka ka qenë e qetë, falë ndërhyrjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Procesi i numërimit mbetet ende i bllokuar në zonën zgjedhore 18 në Bashkinë e Fierit dhe në atë 19 në Patos, ku janë pa u hapur 5 kuti. Komisionerët e këtyre qendrave janë në pritje të një vendimi të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për numërimin ose transferimin e tyre drejt Tiranës. KZAZ 18 në Patos është vizituar paraditen e sotme nga vëzhgues të OSBE-ODHIR-it.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›