Paradite diell, pasdite me rrebeshe shiu
Kapricot e motit vazhdojnë të luajnë me parametrat atmosferike. Pikërisht muaji korrik që pritet të jetë i nxehtë dhe pa rreshje shiu, ndodh që vendi të përfshihet nga stuhi si ajo e një dite me parë, duke shkaktuar jo pak dëme. Këtë fenomen atmosferik sinoptikanët e cilësojnë të pazakontë. Por çrregullimet e motit do të jenë prezente dhe në ditët në vijim, kur paraditet do të jenë me diell dhe pasditet me shi, ku nuk përjashtohen edhe stuhitë. Por sidoqoftë, këto ditë temperaturat do të vijnë në rritje duke bërë që plazhet të jenë të frekuentueshme deri në mesditë.