E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fratini Te zbatohet ligji te lihen gjykatat te vendosin

Ministri i Jashtëm italian Franko Fratini është interesuar për situatën paszgjedhore në Shqipëri gjatë takimit që zhvilloi në Trieste të Italisë me homologun shqiptar, Edmond Haxhinasto. Fratini u shpreh se në këtë situatë pas zgjedhore duhet që ligji të zbatohet dhe të lihen gjykatat që të vendosin. “Vendimet e gjykatës duhet të pranohen nga të gjitha palët dhe rezultati duhet të respektohet', është shprehur Fratini.

Ministri i jashtëm italian theksoi se respekti ndaj ligjit dhe zbatimi i tij, siç përcaktohet në legjislacionin vendas, është një provë që e kualifikon Shqipërinë drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Një gjë të tillë për ABC News e ka konfirmuar ministri i jashtëm dhe zv/kryeministri shqiptar, Haxhinasto.

Deklaratat e Fratinit u bënë gjatë punimeve të takimit të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Iniciativës së Evropës Qendrore, që u mbajt në Trieste, ku Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, pati një takim dypalësh me shefin e diplomacisë italiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›