Doda Me deklaratat e tij Rama kercenon institucionet
Deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda, e ftuar në studion e ABC News, nga gazetarja Sonila Meço, duke komentuar situatën e fundit nënvizoi se jo vetëm PD, por edhe institucionet ndërkombëtare po kërkojnë respektimin e institucioneve, ndërkohë që kreu i PS-së kërcënon ndaj tyre. Doda tha se Rama dhe opozita duhet të pranojnë vendimet e Kolegjit Zgjedhor.
“Ndërkombëtarët kërkojnë respektim të institucioneve. Ndërsa deklaratat e kreut të PS, valencë negative. Me deklaratat e tij Rama kërcënon institucionet”, tha Doda. Ndërkohë që solli në vëmendje faktin se mazhoranca ka 33 vendime të rrëzuara nga Kushtetuesja.
Doda theksoi se në gjithë këtë situatë opozita kërkon të gjejë mekanizma të kotë. Ndërsa theksoi vendimin e mazhorancës se “Ne do të pranojmë vendimin e Kolegjit.” Doda shtoi se në çdo vend të botës bëhet numërimi i votave dhe këtë opozita duhet të pranojë.
Ajo solli në vëmendje se ka shumë rëndësi integrimi në BE, i gjithë shqiptarëve, ndaj opozita duhet të bëhet pjesë e vendimmarrjes dhe jo e bojkotit.