Fratini apelon Mos e politizoni procesin zgjedhor
Pas takimit të mëngjesit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, ministri i Jashtëm italian, Franco Fratini, u prononcua i pyetur mbi procesin post-zgjedhor nê Shqipëri.
“Në mëngjes nuk kemi folur për Shqipërinë dhe as dje në gjirin e partisë popullore europiane, por sot në mëngjes kam takuar ministrin e Jashtëm, Haxhinasto, që ndodhet nê Bruksel.
Nëse ka kontestime për numërimin e votave në qytetin e Tiranës, unë mendoj, se çështja duhet tu kalojë organeve kompetente, që do të ishin një gjykatë administrative dhe një gjykatë e shkallës së dytë, që janë kompetente ligjërisht dhe juridikisht për t’u shprehur nëse votat janë numëruar me ekzaktësi dhe nëse rezultati i shpallur duhet të mbështetet apo jo.
Ajo që do ishte shumë e gabuar tani është që të përdorej rezultati i votave të kontestuara, që është një rezultat i ngushtë me diferencë 80 votash për të politizuar procesin dhe për ta vënë Shqipërinë në një pozicion kompleks, pasi është në fjalë përafrimi i Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Kështu që të lëmë organet kompetente, duke përshirë edhe ato gjyqësore dhe pastaj do të shohim vendimin e tyre”, tha saktësisht Fratini.