Berisha Kemi marre 17 me shume vota se kundershtari yne
Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Kryeministri Berisha u ndal në zhvillimet pas zgjedhjeve vendore të 8 Majit.
“Ne nisëm këtë fushatë zgjedhore si koalicioni më i fuqishëm që vendi kishte njohur më parë.
Ne kurorëzuam këtë fushatë zgjedhore dhe mbyllëm këto zgjedhje si koalicioni që mori, meritoi mbështetjen më të madhe, një mbështetje rekord, një mbështetje historike.
Në raport me kundërshtarin tonë, ne kemi 17 për qind më shumë vota, kemi 140 mijë vota më shumë në mbarë vendin.
Ky është një plebishit madhështor i qytetarëve shqiptarë për suksesin e reformave të qeverisjes.
Shqiptarët vlerësuan koalicionin qeverisës dhe i dhanë atij një mbështetje të jashtëzakonshme”, tha ai.
Sipas tij, në një mënyrë ose në një tjetër, nuk ka pasur asnjë fitore tjetër që të ketë qenë simotër e 92-shit, siç është kjo fitore.
“Dua të theksoj këtu se, në rast se do i konvertonim në vota deputetësh, me statusin aktual të numrit të votave që mbartin deputetët që ulen në parlamentin shqiptar, në raportet votë –deputetë për socialistët dhe koalicionin e tyre në parlament, na takonte të kishim rreth 17 deputetë më shumë, ndërsa në raportin e koalicionit tonë na takon të kemi 14 deputetë më shumë, pasi ata i kanë me 9 mijë vota deputetët në parlament, ndërsa deputetet e koalicionit të djathte, bashke më LSI-në, janë deputetë me 10 mijë vota.
De - facto, në raport me njëra –tjetrën, të dy koalicionet kanë një diferencë prej 17 për qind në shkallë vendi, kjo diferencë është 10 apo 11 për qind”, shtoi Berisha.
Duke theksuar se në këto zgjedhje Shqipëria u ngrit edhe më demokratike se kurrë.
“Numri i pjesëmarrësve të zgjedhjeve vendore të majit të vitit 2011 është më i madh se në të gjitha zgjedhjet vendore e të përgjithshme në 15 vitet e fundit, është historik, është mbi 1 milionë e 600 mijë qytetarë.
Natyrisht, rezultati tregon se kjo pjesëmarrje masive ishte vlerësim masiv për koalicionin qeverisës.
Ne kemi vetëm mirënjohje, janë 140 mijë vota më shumë për koalicionin tonë”, tha mes të tjerash kreu i qeverisë.
Sipas tij, në këtë fushatë, pas 11 vitesh, Tirana kthehet në blu dhe kjo është një nga arritjet me të mëdha në histori.
“Sot koalicioni qeverisës, qeveris 7 nga 11 minibashkitë e vendit , sot zoti Lulëzim Basha, i cili zhvilloi fushatën më të bukur, më të fuqishme, në një simfoni të vërtetë në qytetin e Tiranës, është i fituar me rezultatin e deritanishëm, me 78 vota para.
Fitorja në Tiranë është një fitore e ngushtë.
Kodi i praktikave të mira të Komisionit të Venecias dhe Këshillit të Evropës urdhëron që të bëhen përpjekjet maksimale për të pasur dhe për të mbledhur numrin më të madh të mundshëm të votave të vlefshme.
Ky parim është ndryshuar në ligjin shqiptar, i cili në asnjë nga 8 pikat e nenit 117 mbi pavlefshmërinë e votës nuk përfshin votat e hedhura në kutinë tjetër.
Cili ka autoritetin të shkelmojë mbi votat e atyre grave dhe burrave që nuk kryen asnjë lloj krimi për faktin se e hodhën votën në kuti tjetër për shkak se komisioni i qendrës së votimit nuk i orientoi si duhet ata?
Unë prisja që zoti Rama ta vlerësonte atë si një përgjegjësi të lartë qytetare. Por nuk e bëri, nisi ultimatumet ,bllokoi numërimin e çdo vote, rrethoi KQZ-në, lëshoi kërcënime nga më të mëdhatë, etj.
Ky rezultat i ngushtë, në asnjë rrethanë nuk është gjë tjetër veçse një sfidë për demokracinë shqiptare për t’u trajtuar me të gjitha rregullat e shtetit ligjor.
Është një provë.
Dua t’u them atyre të cilët kërcënojnë dhe që lëshojnë rrufe nga thellësitë e zeza të shpirtit të tyre se demokracia e këtij vendi është shumë më e fortë sesa sistemet që i kanë përpunuar apo i kanë besuar ata.
Dhe të mos kenë asnjë hezitim të besojnë në këtë gjë, se në një sistem demokratik, pavarësisht nga dobësitë që ka, është pakrahasimisht më i fortë se çdo sistem tjetër, se një sistem demokratik që buron nga vota e lirë nuk mund të mposhtet kurrë më nga aventurierë.
Stabiliteti në një sistem demokratik buron jo duke dhënë pushtet në tavolinë, por duke numëruar çdo votë në tavolinë, para syve të të gjithë botës, ashtu siç u veprua.
I ftoj të gjithë qytetarët të jenë të sigurt se ky shtet i një vendi të lirë, i një shoqërie të lirë, ka çdo kapacitet e çdo mundësi për ta zgjidhur në mënyrën më demokratike. Ndërsa kërcënimet, shantazhet, ultimatumet, janë thjeshtë klithma dëshpërimi të atyre që kanë humbur arsyen.
Sërish dua të theksoj se në një shtet demokratik, një shtet që nuk mposhtet në një asnjë mënyrë, në një shtet që disponon çdo mjet për të mbrojtur vlerat standardet, institucionet, të drejtat demokratike të qytetarëve të vendit, kjo nuk mund të ndodhë”, përfundoi fjalën e tij Berisha.