E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fratini dhe Zbogar leter BE-se Liberalizimi brenda vjeshtes

Ministri i Jashtem slloven Samuel Zbogar dhe homologu i tij italian Franko Fratini i kane bere thirrje BE-se per te kompletuar procesin e liberalizimit te vizave per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen deri ne fund te vjeshtes.

Nisma vjen vetem nje jave pas raportit te Komisionin Evropian i cili vleresoi se Shqiperia dhe Bosnja e Hercegovina permbushen te gjitha kerkesat e nevojshme.

Kerkesa eshte bere permes nje letre drejtuar ministrit te Jashtem belg Vanacker Steven vendi i te cilit mban aktualisht presidencen e radhes te BE-se. Ne leter ministrat Zbogar dhe Fratini bejne thirrje per procesin e zgjerimit te BE me vendet e Ballkanit Perendimor.

Sipas raportimit te agjensise Slovenia Times ata besojne se nje opinion mbi aplikimin e Serbise per anetaresimin ne BE duhet te hartohet ne tetor ndersa per Shqiperine dhe Malin e Zi duhet tu caktohet statusi i kandidatit per anetaresim ne muajt e ardhshem.

Ne leter shkruhet edhe per fillimin e bisedimeve te anetaresimit me Maqedonine ndersa per Kroacine negociatat per anetaresim te perfundojne ne fillim te 2011.



Eurokomisionerja Malmstrom deklaroi se Komisioni Evropian mendon se Shqiperia i ka permbushur kushtet per liberalizimin e vizave ka thene ajo duke iu referuar raportit te fundit te KE.


Malmstrom e ngarkuar per ceshtjet e brendshme ne BE tha se tani pritet mendimi i Keshillit dhe Parlamentit Evropian. Ajo shtoi se ndonese disa shtete nuk jane ende te vendosura lidhur me procesin e liberalizimit te vizave vendimi perfundimtar do te merret nga Keshilli.

Vleresim per reformat e bera dhe program pune per konsolidimin e metejshem te arritjeve e ka quajtur kryeministri Sali Berisha raportin e KE-se per liberalizimin e vizave per vendin tone.

Nje dite pas publikimit te raportit qe jep nota pozitive per plotesimin e kritereve per liberalizim por qe njeheresh ben apel per luftimin e krimit dhe korrupsionin Berisha tha se ai eshte nje konsolidim i perpjekjes se qeverise per ta bere Shqiperine nje vend me te sigurte.

Mbi bazen e te gjitha vleresimeve per problematiken e 120 kerkesave qe ka udherrefyesi KE konkludon se Shqiperia duhet te vendoset ne listen pozitive per heqjen perfundimtare te vizave me nje afat 90 ditor- tha Berisha gjate fjales se tij ne mbledhjen e sotme te qeverise.

Sipas tij qeveria e merr kete raport dhe si vleresim te reformave por edhe si detyrim per konsolidimin e metejshem te arritjeve te rendesishme.



Vizat KE Kriteret jane plotesuar vazhdoni luften ndaj korrupsionit

TIRAN- Raporti i pergatitur nga tre ekspertet e Komisionit Evropian te cilet erdhen ne Shqiperi tregon se vendi yne i ka plotesuar tre kriteret e mbetura dhe se eshte gati per te perfituar nga procesi i liberalizimit te vizave. Ne dokumentin qe i eshte shperndare Parlamentit Evropian dhe vendeve anetare te BE-se thuhet se kriteri per zhvillimin e nje strategjie dhe politike per mbeshtetjen dhe riintegrimin e shqiptareve te riatdhesuar eshte plotesuar plotesisht. shte bere progres i mire.

Strategjia per integrimin e qytetareve shqiptare te riatdhesuar 2010-2015 u miratua ne qershor dhe shoqerohet nga nje plan aksioni per zbatimin e tij efikas. Strategjia aplikohet ndaj gjithe te kthyerve perfshire dhe rastet e kthimit vullnetar dhe ne fokus te vecante eshte kthimi i shqiptareve sipas marreveshjes se riatdhesimit BE-Shqiperi. Strategjia ka nje mekanizem per promovimin e integrimit te te riatdhesuarve qe mbulon nevojat kryesore te tyre te tilla si regjistrimi banesa edukimi dhe punesimi - behet e ditur ne raportin e pergatitur nga ekspertet.

Ne raport kerkohet vazhdimi i perpjekjeve te institucioneve shqiptare per arritjen e standardeve qe kerkohen. Ne pergjithesi perpjekjet per te garantuar zbatim efikas te strategjise se re dhe planit te aksionit duhet te vijojne. Rendesi te vecante do te kete bashkepunimi i ngushte i te gjitha agjencive te perfshira mbledhja dhe analiza efikase e te dhenave. Ekspertet keshillojne rishikimin e vazhdueshem te strategjise dhe planit te aksionit sipas eksperiences se perftuar. Ndonese ne raport vendi yne vleresohet pozitivisht per angazhimin ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit ai veren se denimet mbeten ende te uleta. Numri i rasteve ku eshte marre nje vendim gjyqesor mbetet ende i ulet por ndjekja dhe hetimi i kryer muajt e fundit pritet te reflektohet ne statistikat e gjyqesorit me nje fare vonese - thuhet ne kriterin e dyte.

Ekspertet qe kane pergatitur edhe raportin per Shqiperine theksojne se imuniteti i politikaneve apo i gjyqtareve pengon hetimin e rasteve te dyshuara per korrupsion dhe theksohet se nevojitet me shume progres per te realizuar nje hetim me efikas. Ne shumicen e rasteve te korrupsionit qe jane hetuar jane te perfshire zyrtare te nivelit te ulet. Megjithese ne disa raste eshte hequr dore nga imuniteti i gjyqtareve per te hetuar akuzat per korrupsion. Autoritetet kompetente hetimore duhet te jene me aktive dhe perdorimi i mjeteve per analizen e riskut duhet te zgjerohet. Me shume progres duhet bere per te ndryshuar legjislacionin per te garantuar se shtrirja e gjere e imunitetit te gjyqtareve dhe politikaneve nuk rrezikon hetimin efikas te rasteve te korrupsionit - theksohet ne raport.

Lidhur me kriterin e trete qe i eshte kerkuar vendit tone per te plotesuar ne menyre qe ti hapet rruga per fitimin e liberalizimit te vizave ate mbi konfiskimin e aseteve kriminale dokumenti vlereson se eshte bere progres i mire. Ne mbledhjen e 27-28 shtatorit Komiteti pergjegjes ne Parlamentin Evropian pritet te votoje raportin per liberalizimin e vizave per ti kaluar me pas seances plenare ne tetor. Ndersa shqyrtimi nga ministrat e Brendshem te BE-se eshte planifikuar ne 8-9 nentor dhe nese kalon atehere ne dhjetor shqiptaret mund te kene mundesi te levizin lirshem ne vendet e zones shengen.



Ndersa ishte e pranishme ne Komitetin per eshtjet e Brendshme ne Parlamentnin Evropian Komisionerja Cecilia Malmstrm tha se po punohet edhe ne drejtim te heqjes se vizave me Shqiperine si dhe Bosnje-Hercegovinen.

Ajo u shpreh e bindur se sot procesi i liberalizimit te vizave per keto dy vende eshte shume prane berjes realitet ndersa iu pergjigj intresimit te eurodeputeteve ne lidhje me permbushjen e kritereve qe kane bere dy vendet.

Ajo tha se tashme eshte hapur drita jeshile per te dy keto vende dhe se kjo eshte e qarte edhe nga raporti i Komisionit i cili i eshte shperndare tashme eurodeputeteve.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›