E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fratini uron Metën: Italia mbështetje Shqipërisë

“Qeveria e re shqiptare ndodhet përballë përspektivave të një rëndësie të madhe dhe nga pala italiane nuk do të mungojë mbështetja për realizimin e tyre: I referohem në vecanti përmbushjes se integrimit europian. Kjo, edhe ne vijimësi të aderimit së fundmi të Shqipërisë në NATO, sanksionuar nga Samiti Atlantik i Strasburg/Kehlit, në prillin e kaluar, për të cilin vendi ynë ka qenë fuqimisht i angazhuar”, shkruan ndër të tjerash Fratini.

Ai shtoi se Shqipëria, ka bërë hapa domethënës, dhe shpesh here jo të lehta, në rrugën e përafrimit me institucionet euro-atlantike, “një udhë kjo që duhet të përshkohet me të njëjtën vendosmëri edhe në hapat e fundit dhe të gjata, për të cilat Qeveria e Tiranës mund të vazhdojë të mbështetet në miqësinë dhe përkrahjen e Italisë. Në këtë frymë, eksperienca Juaj e kaluar përbën një garanci solide”.

Më tej, shefi i diplomacisë italiane, duke folur për marrëdhëniet midis dy vendeve, thotë se ato janë të shkëlqyera. “Një marrëdhënie dypalëshe që dëshirojmë të vijojmë, thellojmë dhe zgjerojmë, edhe në këndvështrimin e bashkëpunimit rajonal, ku dy vendet tona janë të rreshtuara në vijën e parë”, përfundon telegrami.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›