E Diel, 1 Nëntor 2026

Frattini : Vizat hiqen në pranverë; Bregu: Gati të plotësojmë pyetësorin

Heqja e vizave për Shqipërinë do të realizohet në pranverë. Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini në takimin me homologun shqiptar Meta. Sipas ministrit, Shqipëria ka bërë progres në plotësimin e kushteve për heqjen e vizave. Frattini thekson se i gjithë Ballkani Perëndimor duhet të hyjë sa më shpejt në Bashkimin Europian.
Ndërkohë, Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka garantuar se administrata shqiptare është gati të plotësojë pyetësorin e KE-së. Ajo theksoi se 45 institucione janë përfshirë në këtë proces dhe grupet e punës do të punojnë me orar të zgjatuar për të plotësuar Pyetësorin. Sipas Bregut ministria e Integrimit dhe zyrat në Bruksel janë riorganizuar. Majlinda Bregu thekson se është hartuar kalendari për çdo institucion për përgjigjet e pyetësorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›