Topi: Do plotësojmë standardet për në BE

Shqipëria është e angazhuar të përmbushë të gjitha standardet demokratike për të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE. Kështu ka deklaruar presidenti Bamir Topi në fjalimin e tij në Forumin e "Krans Montanës". "Shqipëria është në pritje të statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe e angazhuar në përmbushjen e standarteve demokratike, pjesë e rëndësishme e të cilave është edhe lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimit ekonomik", tha Topi. Presdenti tha se për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit vendi ynë ka marrë disa masa që synojnë përafrimin e legjislacionit, veçanërisht përputhshmërinë e kuadrit ligjor me konventat penale e civile të Këshillit të Evropës kundër korrupsionit dhe përafrimin e legjislacionit me standardet e Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër korrupsionit.
Më tej, Presidenti theksoi se Shqipëria dënon kategorikisht të gjitha veprimet e terrorizmit, si kriminale dhe të pajustifikueshme, pavarësisht nga motivimi i tyre, format dhe manifestimi. "Si vend anëtar i NATO-s dhe aspirues për anëtarësim në Bashkimin Europian, ajo u është bashkuar të gjitha përpjekjeve e luftës të vendeve demokratike duke u bërë pjesë edhe e strategjive dhe veprimeve parandaluese ndaj atyre që sponsorizojnë, organizojnë ose kryejnë akte terroriste", pohoi Topi.