E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhunohen minatorët, policia i pengon të hyjnë në Kryeministri

TIRANË (UPDATE) - Policia është bërë gardh para portës hyrëse ne Kryeministri duke penguar minatoret te takojne Kryeministrin. Forcat e Rendit dhe ato te Gardes shtyjne minatoret per te mos iu afruar hyrjes.


Sot qindra minatorë jane hedhur ne proteste dhe kerkojne zgjidhje te kerkesave te tyre nga Kryeministri Sali Berisha duke kërkuar takim urgjent me të. Ata shprehen të vendosur për të hyrë në Kryeministri dhe paralajmërojnë se nëse nuk iu hapen dyer do të hyjnë me forcë.


Janë afro 150 minatorë ardhur nga të gjitha rrethet që protestojnë për statusin, uljen moshës e së pensionit, përmirësimin e kushteve të punës, etj.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›