E Diel, 1 Nëntor 2026

Frattini Kosove-Serbi te zbatojne paktet


Ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini ka deklaruar se është e rëndësishme që Prishtina dhe Beogradi të zbatojnë marrëveshjet e arritura në dialogun teknik.

Deklaratën e tij, Frattini e bëri pas një takimi të zhvilluar me ministrin e Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj, në Romë.

Hoxhaj nga ana e tij ka nënvizuar se Kosova nuk duhet të mbetet i vetmi vend në Evropë që nuk gëzon lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.

“Jemi i vetmi vend në Evropë që s’kemi liberalizim të vizave dhe që nuk kemi marrëdhënie kontraktuale me BE-në. Prandaj, kërkova sot ndihmën e ministrit Frattini që kosovarët të mos mbeten një popull i harruar”, ka deklaruar Hoxhaj.

Përsa i përket situatës në veri të Kosovës, shefi i diplomacisë kosovare ka vlerësuar se pa shkrirjen e strukturave paralele serbe, në këtë zonë nuk do të ketë kurrë paqe.

“Veriu i Kosovës është këndi i vetëm në Evropë ku prej 12 vjetësh nuk ka zgjedhje demokratike, nuk ka numërim të popullsisë, nuk ka drejtësi dhe sundim të ligjit. Kjo duhet të marrë fund. Serbia duhet t’i shpërbëjë strukturat ilegale dhe të mos ndalojë integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës”, ka nënvizuar Hoxhaj.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Gjermania: Veprimet në veri, të koordinuara
Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Ernst Reichel ka deklaruar se vendi i tij mbështet përpjekjet e institucioneve kosovare për të shtrirë autoritetin në veri, por vetëm nëse ato bëhen në koordinim me misionet ndërkombëtare. Rasmussen: Jo ndarjes së Kosovës
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ka hedhur poshtë idenë e ndarjes së Kosovës. Bogdanovic: Ditë të vështira për serbët në veri
I ashtuquajturi ministri për Kosovën pranë Qeverisë së Serbisë, Goran Bogdanovic bëri thirrje që serbët e veriut të tregojnë unitet, sepse sipas tij, ditë të vështira po vijnë dhe ata duhet të përballen me prova të mëdha.
Wikileaks, Dell evitoi përplasjen ROSU-EULEX
Bazuar në kabllogramet diplomatike të publikuara nga Wikileaks, thuhet se në vitin 2009, një përplasje mes
Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it është evituar falë një ndërhyrjeje të ambasadorit amerikan në Kosovë, Christopher Dell. Vrasja e policit, hetime për një shqiptar
Një shqiptar nga jugu i Mitrovicës është në mesin e tetë personave të cilët dyshohen për përfshirje në vrasjen e policit të Njësisë Speciale, Enver Zymberi.

Lajmet kryesore

Shqiptarët, diskriminim me pensionet
Mosha më e lartë në Europë, pas Norvegjisë dhe Islandës
Arvizu: Askush nuk është mbi ligjin
Berisha fshehu projektligjin
Tufa drejt pafajësisë
Aksident rrugor në Lushnjë, një i vdekur

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›