Rasmussen Jo ndarjes se Kosoves

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ka hedhur poshtë idenë e ndarjes së Kosovës.
Në një takim të zhvilluar sot me presidenten Atifete Jahjaga, Rasmussen ka shprehur shqetësimin për situatën në veri, si dhe e ka vënë theksin tek gjetja e një zgjidhjeje të qëndrueshme.
“Është i rëndësishëm vazhdimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Nga ana e saj, NATO do vijojë të luajë rolin e saj për ruajtjen e paqes në Kosovë”, ka deklaruar Rasmussen.
Gjithashtu, ai ka premtuar ndihmën e Aleancës së Atlantikut të Veriut në profesionalizimin dhe modernizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në këtë drejtim, presidentja Jahjaga kërkoi që Kosova, pavarësisht se nuk njihet nga 4 vende anëtare të NATO-s, të jetë pjesë e Partneritetit të Paqes.
Ajo ka shtuar se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara për normalizimin e situatës në veri dhe për zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Gjermania: Veprimet në veri, të koordinuara
Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Ernst Reichel ka deklaruar se vendi i tij mbështet përpjekjet e institucioneve kosovare për të shtrirë autoritetin në veri, por vetëm nëse ato bëhen në koordinim me misionet ndërkombëtare. Frattini: Kosovë-Serbi të zbatojnë paktet
Ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini ka deklaruar se është e rëndësishme që Prishtina dhe Beogradi të zbatojnë marrëveshjet e arritura në dialogun teknik. Bogdanovic: Ditë të vështira për serbët në veri
I ashtuquajturi ministri për Kosovën pranë Qeverisë së Serbisë, Goran Bogdanovic bëri thirrje që serbët e veriut të tregojnë unitet, sepse sipas tij, ditë të vështira po vijnë dhe ata duhet të përballen me prova të mëdha.
Wikileaks, Dell evitoi përplasjen ROSU-EULEX
Bazuar në kabllogramet diplomatike të publikuara nga Wikileaks, thuhet se në vitin 2009, një përplasje mes
Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it është evituar falë një ndërhyrjeje të ambasadorit amerikan në Kosovë, Christopher Dell. Vrasja e policit, hetime për një shqiptar
Një shqiptar nga jugu i Mitrovicës është në mesin e tetë personave të cilët dyshohen për përfshirje në vrasjen e policit të Njësisë Speciale, Enver Zymberi.
Lajmet kryesore
Shqiptarët, diskriminim me pensionet
Mosha më e lartë në Europë, pas Norvegjisë dhe Islandës
Arvizu: Askush nuk është mbi ligjin
Berisha fshehu projektligjin
Tufa drejt pafajësisë
Aksident rrugor në Lushnjë, një i vdekur