E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuzhe Tia nisim nga e para


Pas humbjes së djeshme 2-1 me Luksemburgun, kuqezinjtë kanë mbërritur në Tiranë rreth orës 3 të mëngjesit të së mërkurës, kokëulur, të shpërndarë e pa gjysmën e lojtarëve që ishin nisur menjëherë për në vendet e tyre ku jetojnë.

Trajnerit Kuzhe nuk i mbetet gjë tjetër veç të pranojë atë që pamë të gjithë.

“Një ditë e pafat për ne. Bëm disa gabime dhe nuk luajtëm mirë. Në pjesën e dytë kishim disa momente të mira, por kartoni i kuq prishi gjithçka. Për mendimin tim Shqipëria duhet të mësojë nga kjo ndeshje”, është shprehur Kuzhe.

Ka qenë një skuadër e lodhur me pak raste kjo e Kuzhes, e kushtëzuar edhe nga mungesat e lojtarëve kryesorë si Cana, Dallku, Curri dhe Lila dhe nga stërmundimi me Francën.

“Në mënyrë të menjëhershme duhet të fillojmë nga fillimi. Duhet të grumbullojmë lojtarë të rinj dhe Në mënyrë të menjëhershme duhet të fillojmë nga fillimi. Duhet të grumbullojmë lojtarë të rinj dhe formojmë një kombëtare të re. Na duhet të provojmë gjëra të reja pas eksperencies në këtë eleminatore

Josif Kuzhe
Trajner i kombëtares shqiptare formojmë një kombëtare të re. Na duhet të provojmë gjëra të reja pas eksperencies në këtë eleminatore”, theksoi Kuzhe.

Pavarësisht të gjithave, vazhdon të flitet për një rinovim lojtarësh, por ende nuk dihet se përse nuk ishte bërë deri më tani dhe pse pritej sërish një moment i tillë që gjithnjë e më shumë pas çdo edicioni eliminatoresh po kthehet në një “déjà vu”.

Ndërkohë Kuzhe, edhe pse nuk jep një shpjegim se përse nuk ka zëvendësues dhe përse nuk janë gjetur deri më tani lojtarët e rinj, as që e diskuton dorëheqjen.

“Deri tani nuk kam menduar për pozicionin tim, duhet të mbyllim edhe dy ndeshjet e ardhshme. Por do të shohim”, tha Kuzhe.

Megjithatë ky ishte një rezultat i papranueshëm, një moment i vështirë për kuqezinjtë, një paraqitje shumë larg asaj që pritej dhe e pajustifikueshme.

Jemi të parafundit sërish në grup me 8 pikë, 3 humbje rradhazi që prishën ëndrrën që besuan të gjithë në fillim të edicionit, gjithçka duket drejt një fundi të hidhur sa i përket rezultateve, lojtarëve që po largohen pa zëvendësues dhe një trajneri që mendon se duhet filluar nga e para, por sërish me të në timon.Kombëtarja
Shqipëria zhgënjen, mundet 2-1 nga Luksemburgu
Pjesa e parë, Luksemburg-Shqipëri 1-0
Sonte Luksemburg-Shqipëri

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Sneijder: Kam qenë pranë United
Wesley Sneijder është tentuar nga ideja për të shkuar tek Manchester United, por pohon se nuk ka dëshiruar asnjëherë të lëjë uniformën zikaltër. Totti: Roma është më e rëndësishmja
Francesco Totti, kapiteni veteran i Romës, u bëri thirrje shokëve të tij të ekipit që të mbështesin trajnerin e ri të ekipit italian, Luis Enrique. Spanja, Xavi thyen rekordin e Raul
Xavi Hernandez, mesfushori i Barcelonës, është shndërruar në lojtarin e fushës me më shumë ndeshje ndërkombëtare me Spanjën pasi dje ka luajtur takimin e 103-të me kampionët në fuqi të botës, duke kaluar kështu rekordin e Raul me 102 ndeshje.
Londër, vdes një tifoz uellsian
Një tifoz uellsian ka vdekur mbrëmjen e kaluar jashtë stadiumit Uembli të Londrës para fillimit të ndeshjes së futbollit mes Anglisë dhe Uellsit, e vlefshme për eliminatoret e kampionatit europian Euro 2012, faza finale e të cilit do të zhvillohet në Ukrainë dhe Poloni verën e ardhshme. Euro 2012, Italia siguron finalet
Italia është kombëtarja tjetër që i bashkohet Gjermanisë së kualifikuar për në finalet e Euro 2012, ndërkohë thuajse të kualifikuara (ndonëse jo matematikisht) janë edhe Anglia e Holanda.

Lajmet kryesore

Shqiptarët, diskriminim me pensionet
Mosha më e lartë në Europë, pas Norvegjisë dhe Islandës
Arvizu: Askush nuk është mbi ligjin
Berisha fshehu projektligjin
Tufa drejt pafajësisë
Aksident rrugor në Lushnjë, një i vdekur

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›