E Shtunë, 31 Tetor 2026

Frattini: Liberalizmim i vizave në 2010-ën

Në vitin 2010-të Shqipëria do të fitojë liberalizmin e vizave. Kjo ka qenë deklarata e ministrit të Jashtëm italian, Franco Frattini në një konferencë për shtyp me ministrin e Jashtëm Ilir Meta. "Në vitin e ardhshëm do të liberalizohen vizat për shqiptarët. Shqipëria ka bërë progres të madh për vizat", tha Frattini. Ai i vlerësoi marrëdhëniet Shqipëri-Itali si të shkëlqyera duke premtuar se marrëdhëniet dypalëshe do të ngrihen në një nivel të ri. Ndërsa ministri i Jashtëm Meta foli për partneritet strategjik mes dy vendeve dhe njoftoi edhe mbajtjen e samiteve periodike mes dy qeverive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›