E Shtunë, 31 Tetor 2026

Antiduhani, gjobit Drejtorinë e QSUT-së

Mungesa e tabelave “Ndalohet duhani” në ambjentet e brendëshme të spitalit i ka kushtuar një gjobë prej 50 mijë lekësh, Drejtorisë së Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Rikthimi i inspektimeve nga antiduhani ka bërë që i ndëshkuari i parë të jetë pikërish qendra më e mëdhe shëndetësore në vend, vendi ku paralajmërimet mbi rrezikun e duhanit duhet të jenë më shumë prezente. Inspektorët kanë nisur një aksion kundër shkelësve të ligjit antiduhan, ndërsa kërkojnë bashkëpunimin e të gjithë strukturave shtetërore.
Alban Ylli “Do të ketë një rigjallërim të inspektimeve dhe besoj se në këtë mënyrë ne do të tërheqim pas vetes dhe strukturat e tjera të shtetit shqiptar. Nuk përjashtohet mundësia e ndonjë amendimi lidhur me ligj për ta bërë atë efikas. Shumë shpejt do të mblidhet dhe komuniteti kombëtar kundër duhanit, në mënyrë që përgjegjësitë të ndahen, që të ketë një koordinim më të mirë dhe siç po e theksoj, për të krijuar një aleancë të gjerë të të gjthë strukturave shtetërore që kanë përgjegjësi për këtë çështje.”
Ligji që ndalon pirjen e duhanti në ambjente publike ka hyrë në fuqi që prej datës 1 maj të vitit 2007 por ende nuk ka gjetur zabtimin jo vetëm nga bizneset por edhe nga vetë institucionet shtetërore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›