E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, Karzai mund të pranojë se nuk ka fituar

Presidenti afgan Hamid Karzai pritet bëhet gati të pranojë se nuk ka fituar shumicën e votave në zgjedhjet presidenciale të muajit gusht. Vetë Karzai tha se është gati të pranojë çdo rezultat zyrtar, duke nënkuptuar kështu se është pro një raundi të dytë zgjedhor. Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton u shpreh e çuditur me rrjedhën e ngjarjeve të procesit zgjedhor në Afganistan. Një ditë më parë, Komisioni zgjedhor në Kabul vendosi hapjen sërish të kutive të votimit për raundin e balotazhit për dy kandidatët, presidentin në fuqi, Hamid Karzai dhe ish-ministrin e Jashtëm Abdullah Abdullah, i cili është shprehur i gatshëm të shkojë sërish në zgjedhje. Grupi i kontrollit të kombeve të bashkuara nga ana tjetër, vendosi të zhvlerësonte thuajse 30 % të votave, për të cilat u shpreh se ka pasur manipulime.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›