Pakti detar, PD: Ankimimi i PS-së, i pabazë ligjërisht
Një ditë pas ankimimit në Kushtetuese për paktin detar Shqipëri-Greqi nga PS-ja ka reaguar Partia Demokratike, e cila e ka vlerësuar atë si të pabazë ligjërisht. Sipas PD-së nuk ka pasur asnjëherë kufi detar Shqipëri-Greqi. "Protokolli i Firences përcakton vetëm kufijtë tokësorë",tha deputeti PD-së, Osman Metalla. Ai tha se për marrëveshjen u zbatuan praktikat më të mira të së drejtës ndërkombëtare detare .