Frattini: Liria e udhëtimit në Evropë nuk duhet të cënohet

Dy ditë para samitit italiano-francez për çështjen e refugjatëve, Italia angazhohet për ndryshime në Marrëveshjen e Shengenit.
Ministri i Jashtëm Franco Frattini tha se liria e udhëtimit në Evropë nuk duhet të cënohet, por Marrëveshja e Shengenit duhet të përshtatet me kohën.
Ndërkohë ministri francez për Evropën Laurent Wauquiez propozoi që Marrëveshja të parashikojë edhe rastet emergjente.
Italia së fundi ka filluar pajisjen e rreth 25.000 refugjatëve kryesisht nga Tunizia me dokumenta që mundësojnë udhëtimin e tyre në vendet e zonës së Shengenit.
Në zonën e Shengenit aktualisht janë 22 vende të Bashkimit Evropian si dhe Norvegjia, Islanda dhe Zvicra.