SHBA, dekorohet turistja e cila shpëtoi foshnjën

E ndërsa zyrtarët vendas kanë nderuar Helen Beard pasi shpëtoi një vogelushë një vjeçare, turistja britanike është përshëndetur si një heroinë për këtë veprim të saj. Në intervistën e saj ajo tregon se nuk e mban mend kur e priti foshnjen që po binte nga ballkoni i ndërtesës, por mban mend momentin kur ajo po binte. "Unë mbaj mend momentin e rënies së bebes, kur ajo doli nga kangjellat e ballkonit, dhe ishte e tmerrshme – thotë Beard. Turistja angleze 44 vjeçare, thotë se ajo ndodhej në pishinë një një hotel në Orlando, Florida, kur pa një bebe që varej nga ballkoni i një hoteli duke u tmerruar nga pamja. Turisjta mundi të shpëtoj fëmijën 1 vjeç që ra nga kati i katërt i hotelit, dhe për këtë është dekoruar nga qeveria dhe liderët e biznesit vendas. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:15 të mbrëmjes së të premtes, ndërsa kishte dëgjuar edhe ulërima.
“Kur dëgjova ulërimat, u solla rreth e rrotull për të parë nga vinte”, theksoi 44-vjeçarja, “dhe pashë që nga ballkoni i katit të katër ishte varur fëmija 1-vjeçar”. “Vrapova dhe kapa vogëlushen që ra”-tregon Beard. Për këtë ajo u nderua për “veprimin heroik” me “medaljen e meritës” nga Departamenti i Sherifëve, Dhoma e Tregtisë dhe Departamenti i Fëmijëve dhe Familjeve.
“Gjithçka ndodhi kaq shpejt”, theksoi Beard, e cila është ende e shokuar nga e gjithë sa ndodhi. Bebja e shpëtuar quhet Jah-Nea Myles. Nëna e saj e kishte lënë në dhomën e hotelit me një shoqe të sajën. Në kohën që shoqëruesja ishte në banjë, fëmija kishte hapur derën e ballkonit dhe kishte dalë jashtë, nga ku kishte rënë nga kangjellat, por që fatmirësisht u shpëtua nga 44-vjeçarja.