Frattini Metës: Të punojmë për krijimin e një samiti ndërqeveritar Itali-Shqipëri

Duhet të krijojmë një "samit ndërqeveritar periodik ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, ashtu siç po bëjmë edhe me Serbinë", deklaroi për gazetarët ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini pas një takimi me homologun e tij shqiptar, Ilir Meta. "Një samit me pjesëmarrjen e dy kryeministrave dhe shumë ministrave të tjerë, që të shkojë përtej një marrëveshjeje strategjike për bashkëpunim bilateral. Një lloj formalizimi i marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet dy vendeve që investojnë në shumë fusha të ndryshme", shpjegoi ministri italian. Frattini kujtoi "fluksin e emigrantëve klandestin që 10 vjet më parë vinin nga Shqipëria në Itali dhe theksoi se sot Tirana punon pranë ushtarëve italianë në Afganistan (ku është e pranishme me më shumë se 2 000 trupa) dhe garanton sigurinë". Ministri italian theksoi interesin e Italisë në Ballkanin Perëndimor dhe në të gjithë zonën në përgjithësi, dhe nënvizoi se Iniciativa Qendrore Evropiane duhet të ringjallet dhe duhet të shihet si një forum politik për bashkëpunim rajonal.
...