E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagim/ Rama: Nuk duam t’i mbivendosemi drejtësisë


Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratave të sotme të kryeministri Berisha, duke e vlerësuar qëndrimin e tij si një pozicion absurd. Më parë, Berisha e vlerësoi si absurde kërkesën për hapjen e kutive. Rama tha se kërkesa e PS-së nuk kërkon mbivendosje të sistemit të drejtësisë.


“Ajo që kërkojmë ne nuk ka të bëjë fare me asnjë lloj mbivendosje ndaj sistemit të drejtësisë. Ne kërkojmë të drejta të Kuvendit të Shqipërisë, ku Sali Berisha ka arritur të hapë edhe dosje hetimore të prokurorisë. Ne kërkojmë hapjen e kutive me amë të një komisioni parlamentar, i cili nuk ka të bëjë fare me vendimin juridik të Kolegjit Zgjedhor”, tha para pak momentesh Rama nga selia rozë. Ai shtoi se Berisha kërkon t’i fshihet të vërtetës së 28 qershorit. Më tej, Rama ka shpjeguar se kutitë e votimit janë hapur edhe në vende të tjera, si në Greqi dhe në Afganistan. “Fakti është që sot Shqipëria është pa dyshim në një situatë tërësisht të pa pranueshme, pasi kutitë hapen kudo. Edhe në Greqinë fqinje po bëhet një rinumërim. Edhe në Afganistanin e largët”, nënvizoi lideri socialist. Ai shtoi se nuk mund të ketë një proces të ri zgjedhor pa u mbyllur një proces i shkuar. Ai ka paralajmëruar se do të vazhdojnë protestat deri në transparencën e zgjedhjeve.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›